Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

    Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    AlbGroup është një organizatë që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vite eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, Albpastrim, Albsolution, Albacademy dhe Hotel Partner, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.
    Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë në Albsolution, jemi duke kërkuar Agjent Shitjesh
    Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive: Agjent i i Shitjeve është përgjegjës për implementimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes. Përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, promovimin e produkteve të kompanisë, zhvillimin dhe performancën e aktiviteteve të shitjes në zonën/ klientët që ai menaxhon. Puna është në zyrë dhe në terren.
    Përgjegjesitë kryesore :
    Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
    Të realizoj planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të tij;
    Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
    Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
    Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
    Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
    Negocion me klientët për shitjen e produkteve;
    Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
    Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/ etj);
    Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori.
    Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Ekonomik ose fushë tjetër të ngjashme
    Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme
    Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të shitjes, konkurrentë
    Të zotëroj leje drejtimi automjeti;
    Aftësi shumë të mira komunikuese;
    Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
    Email: [email protected]
    Tel: +355 67 401 0031
    *Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X