Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Gjermani, ofrohen vende pune Infermiere

    Gjermani, ofrohen vende pune Infermiere
    Gjermani

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Infermieri
    Gjuha
    gjermanisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Infermierë për Kujdesin e të Moshuarve – Punësim në Gjermani për Kandidatë nga Shqipëria
    DEKRA Arbeit Albania, në bashkëpunim me tre partnerë të mëdhenj gjermanë – Victor’s Group, Vitanas GmbH dhe Dorea Familie – po rekruton infermierë të diplomuar, të licensuar ose në proces licensimi, të gatshëm për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në Gjermani në sektorin e kujdesit për të moshuarit.
    Profili i kandidatëve të kërkuar:​
    Diplomë universitare në Infermieri ose Shkenca të Kujdesit Shëndetësor
    Licensë profesionale (ose në proces përmes praktikës apo përgatitjes për provim)
    Minimum 6 muaj përvojë pune pas diplomimit
    Njohuri të gjuhës gjermane – niveli A2 në momentin e aplikimit
    Angazhim për arritjen e nivelit B2 para nisjes – në bashkëpunim me DEKRA, ofrohet kurs falas dhe ndjekje e procesit
    Gatishmëri për jetesë dhe punë në Gjermani, si dhe për t’u përshtatur me standardet gjermane të kujdesit
    Çfarë duhet të përfshihet në aplikim (CV dhe dokumentacion):​
    CV e përditësuar në gjermanisht (ose anglisht), me përshkrim të përvojës klinike dhe arsimit
    Diploma dhe lista e notave
    Certifikatë gjuhësore (minimumi A2; preferohet B1/B2)
    Dëshmi të përvojës së punës (kontrata, certifikata, rekomandime)
    Çfarë ofron DEKRA:​
    Asistencë të plotë për njohjen e diplomës në Gjermani
    Kurse të gjuhës gjermane në Shqipëri, falas për kandidatët që kualifikohen
    Mbështetje me përgatitjen e dokumentacionit zyrtar dhe përkthimeve të nevojshme
    Bashkëpunim me punëdhënësit për gjetjen e banesës dhe integrimin social
    Përshtatje në ambientin e punës dhe të jetesës në Gjermani
    Kurse shtesë teknike për përgatitje drejt statusit të plotë si infermier i/e licensuar në Gjermani
    Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
Working...
X