Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Creative Designer

    Tirane, kerkohet Creative Designer
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Dizajn / Webdizajn / GrafikWeb design
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Delta Pharma Adria, lider në rajonin e Ballkanit të Jugut, i specializuar në shpërndarjen rajonale dhe shërbime të shitjeve të kontraktuara për prodhuesit e barnave. Me seli në Tiranë, Shqipëri, Delta Pharma shërben një treg të gjerë, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Delta Pharma është kompania më inovative, me teknologji të avancuar dhe orientuar nga klientët në këtë rajon, duke u fokusuar në ofrimin e barnave inovative, gjenerike dhe biologjike, si dhe produkteve OTC, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore.
    Jemi në kërkim të një Creative Designer për t’u bashkuar me Departamentin e Marketingut.
    Çfarë Ofrojmë:
    Mundësinë për të punuar në një kompani lider në tregun farmaceutik
    Një ambient profesional dhe bashkëpunues
    Hapësirë për zhvillim kreativ dhe profesional
    Detyrat Kryesore:
    Krijimi i materialeve grafike për fushata promocionale, rrjetet sociale dhe komunikime të brendshme
    Zhvillimi i identiteteve vizuale dhe elementeve kreative për markat dhe produktet tona
    Konceptimi dhe realizimi i materialeve për print dhe media digjitale
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Njohuri shumë të mira në programe dizajni grafik si: Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign
    Aftësi të shprehura në krijimtarinë vizuale dhe përputhjen e saj me objektivat e marketingut
    Preferohen njohuri në motion design (After Effects ose programe të ngjashme)
    Kreativitet, përkushtim dhe aftësi për të punuar në ekip
    Procedura e Aplikimit:
    Mund të na dërgoni Cv-në tuaj në adresën [email protected]
    ***Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
     
    Apply
Working...
X