Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Agjent shitje HORECA

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    11 Autostrada Tr.-Dr.


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Menaxhim/Agjent shitje


    Gjuhe



    Eksperienca
    vetem me eksperience








    Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Shitjeve me Shumice:

    Perfaqesues Rajonal Shitjesh HoReCa

    Detyrat dhe përgjegjësitë



    Vendos dhe mban kontakte me bizneset private që operojnë në zonën gjeografike që ka nën përgjegjësi si dhe me bizneset e tjera në zhvillim.
    Komunikon dhe prezanton gjithë produktet dhe shërbimet e Megatek-ut tek klientela në zonën që ka nën përgjegjësi.
    Identifikon, shqyrton dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
    Kontribuon në zgjidhje “problemesh” duke ofruar zgjedhje të ndryshme.
    Kryen vizita dhe kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe thirrjet telefonike) me gjithë bizneset private dhe filialet e tyre.
    Siguron informacion të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për klientët e tij mbi produktet e reja dhe shërbimet e Megatek-ut .
    Ruan njohuri të plotë dhe të thellë për gjithë klientët që janë në përgjegjësinë e tij.
    Identifikon gjithë kompanitë ekzistuese konkurrente si dhe strukturën e tyre dhe monitoron së afërmi lëvizjet, produktet, çmimet dhe efektshmërinë e shërbimeve të tyre.
    Garanton raportim në kohën e duhur dhe me saktësi tek Supervizori i tij ose departamentet e tjera respektive në rast të shfaqjes
    së ndonjë problemi lidhur me ndonjë nga klientët e tij dhe monitoron së afërmi progresin e duhur deri në një zgjidhje finale.
    Përgatit dhe paraqet në mënyrë të përditshme, periodike dhe sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientelën e mbuluar për sektorin privat të zonës ku ai është përgjegjës
    duke përfshirë propozime për veprime, lëvizje apo hapa që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rezultateve të arritura.
    Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.


    Kriteret mininale

    Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme
    Eksperiencë pune:Të paktën 2 vjet përvojë pune në shitje.
    Aftësi gjuhësore : Preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze.
    Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

    Aftësi të tjera:

    - Aftësi shume te mira në prezantim dhe komunikim
    - Aftësi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
    - Aftësi shume te mira per te negociuar
    - Aftësi për t’u përshtatur shpejt me situata të reja

    Procedura e Aplikimit:
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni:

    CV e detajuar

    1. Me e-mail: [email protected] ose kontakt 0696082318
    2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerezore
    Autostrada Tirane-Durres km 7.
    Tirana, Albania

     




    Apply
Working...
X