Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Jurist/e - Njohës i gjuhës greke

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Jura/Drejtesi


    Gjuhe
    greqisht




    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e.

    Detyrat

    Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj;
    Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti;
    Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
    Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.
    Kritere te kandidatit:

    Njohuri shumë të mira të gjuhës greke.
    Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;.
    Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune si Jurist/e;
    Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore;
    Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office'';
    Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: [email protected].

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

     




    Apply
Working...
X