Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Punonjes te kujdesit per femije

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    2 Qyteti Studenti / Sauk


    Tipi
    me orar te plote


    Eksperienca
    Eksperienca?




    Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate private, pa qellime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate per femijet dhe te rinjte, te cilet kane humbur prinderit apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre. Gjithashtu SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te tyre.

    Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi shpall konkurimin per vende te lira ne pozicionin:

    Punonjes te kujdesit per femije ​
    Qellimi i pozicionit
    Ofrimi i kujdesit per femijet gjate aktivitietit te perditshem ne shtepi; krijimi i nje ambienti te sigurt dhe te ngrohte; krijimi i marrdhenieve te qendrueshme me femijet dhe sigurimi i te gjitha nevojave te tyre​Puna eshte e organizuar ne turne 24 ore me 3 dite pushim me pas

    Detyrat dhe pergjegjesite kryesore e punonjesit te kujdesit per femije:


    Kryen aktivitetet e perditeshme ne lidhje me rritjen dhe zhvillimin e femijeve ne bashkepunim te ngushte me anetaret e tjere te ekipit;
    Siguron kujdesdhenie cilesore ndaj femijeve, perfshire gatimin, e higjenen e tyre dhe te ambientit te shtepise; punon me femijet, ne lidhje me higjenen personale, ushqimin apo stilin e jeteses ne menyre te shendeteshme; planifikon dhe organizon aktivitete me femijet;
    Siguron nje ambient te ngrohte dhe te sigurt ne shtepi; mbeshtet femijet ne menaxhimin e sfidave, traumave apo humbjeve qe mund te kene pesuar ne jeten e tyre;
    Ndjek femijet ne procesin e pergatitjes ditore te mesimeve, duke i mbeshtetur ata sipas nevojave; kupton dhe vepron ne perputhje me nevojat qe femijet kane;
    Krijon nje marredhenie te qendrueshme dhe te besueshme me çdo femije;
    Bashkepunon me anetaret e ekipit multidisiplinar sipas nevojave te femijeve;
    Merr pjese ne organizimin e aktiviteteve ditore te shtepise ne bashkepunim me anetaret e tjere te ekipit;
    Siguron shkembim te vazhdueshem informacioni me anetaret e tjere te ekipit;
    Ndjek protokollin, rregullat dhe gjithe procedurat e nevojeshme te mbarevajtjes se shtepise;
    Kupton dhe vepron ne perputhje me politikat e organizates dhe ne kuader te Politikes se Mrojtjes se Femijeve ka pergjegjesi per te:

    Mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit;
    Raportuar menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me sigurine e femijeve; perfshire njerezit e duhur ne kohen e duhur;
    Siguruar konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave;
    Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
    Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
    Kerkesat per Punonjesi i kujdesit per femije:

    Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); preferohet, te kete kryer trainime ne fushen e kujdesdhenies ndaj femijeve;
    Te kete nje eksperience pune jo me pak se 3 vjet ne punen me femijet;
    Te jete e afte dhe te kete deshire te kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise per kujdesin ndaj femijeve;
    Te jete e afte dhe te kete deshire te angazhohet ne kete forme kujdesi ndaj femijeve;
    Te kete dosje te paster penale dhe te mos kete asnje incident dhune / abuzime me femijet;
    Te kete shendet te mire fizik dhe mendor;
    Te kete durim dhe komunikim te mire;
    Personat e interesuar jane te ftuar te dergojne nje C.V. dhe leter interesi me email: [email protected] deri ne daten 15.02.2023.

     




    Apply
Working...
X