Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Finance – team lead

    FINANCE – TEAM LEAD
    Alba Punesim eshte një agjenci punësimi private. Për një klientin tone, një kompani prodhimi po kërkojmë një kandidat të kualifikuar per pozicionin:​​FINANCE – TEAM LEAD​
    Detyrat:
    Kontrollon dhe kontabilizon faturat e shitjes dhe të blerjes.
    Harton dhe kontrollon librin e shitjes dhe blerjes.
    Mbikëqyr dhe evidenton llogaritë kontabël, duke siguruar mbylljen e saktë të librave.
    Përgatit raporte financiare dhe menaxheriale sipas nevojave të kompanisë.
    Rakordon dhe kontrollon të gjitha transaksionet kontabël.
    Monitoron afatet e pagesave dhe planet përkatëse të shlyerjes.
    Zgjidh mospërputhjet në kartelat e klientëve dhe furnitorëve, përfshirë marrëdhëniet me furnitorë të huaj.
    Azhornohet dhe zbaton ndryshimet e legjislacionit tatimor e kontabël.
    Kontrollon dokumentacionin dhe regjistrimet kontabël në të gjitha njësitë e kompanisë.
    Zbaton fiskalizimin e faturave, autongarkesës dhe autofaturave.
    Rakordon dhe verifikon shitjet ditore në raport me sistemet fiskale.
    Bashkëpunon me magazinën për rakordime dhe lëvizje të brendshme mallrash.
    Përgjegjës për inventarizimin e magazinave dhe përpunimin e rezultateve përkatëse.
    Kontrollon dhe mirëmban recepturnat e prodhimit sipas kartave teknologjike.
    Siguron informacion për agjencinë e jashtme kontabël për mbyllje fiskale në kohë.
    Kontrollon dhe menaxhon llogarinë parapaguese në shitje.
    Përgatit urdhër-pagesat bankare dhe jep mbështetje ndaj departamenteve të tjera.
    Zbaton çdo detyrë tjetër që ndihmon në funksionimin e sektorit të financës.
    Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar:​
    Diplomë Universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në një rol të ngjashëm.
    Njohuri të avancuara të legjislacionit kontabël dhe tatimor shqiptar.
    Eksperiencë në fiskalizim dhe përgatitje të deklaratave tatimore mujore.
    Njohuri dhe përvojë në marrëdhënie me furnitorë të huaj dhe rakordime klientësh.
    Njohuri shumë të mira në sisteme financiare dhe kontabël (avantazh nëse njihni Alpha/ Navision / ERP).
    Përdorim i avancuar i Excel
    Eksperiencë në kontrollin dhe inventarizimin e magazinave.
    Aftësi në përgatitjen dhe rakordimin e librave të shitjes dhe blerjes.
    Paga: 130 000 Lek/Neto
    Punohet: E hene-E premte
    Si të aplikoni:​Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] me subjektin: FINANCE – TEAM LEAD
     
    Apply

    Ju informojme se te dhenat tuaja personale te derguar ne agjencine tone, ruhen konform ligjit nr 9887,
    percaktuar nga Kuvendi I Shqiperise “Per mbrojtien e te Dhenave Personale”
    Adresa: Ne hyrje te Rruges se Durresit, perballe me Ish Kafe: Flora,
    100 metra me poshte ( pallati pa e kaluar Embeltore Behari-n), siper Bar: Rio.
    Tel/fax: 0 44 807 167
    E-mail: [email protected]
    Web:www.albapunesim.al
Working...
X