Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Showroomi

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Showroomi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim Biznesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.
    Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
    Menaxher/e Showroomi
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i punëve brenda ambienteve të Showroom-it;
    Prezantimi dhe reklamimi i produkteve;
    Supervizimi i shitjeve duke qënë pjesë në hartimin e planeve strategjike të shitjes dhe marketingut;
    Ruajtja e marrëdhënieve të mira, të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
    Përgatitja e plan veprimeve për të identifikuar klientë të rinj;
    Propozimi dhe përgatitja e oferta të personalizuara për klientët;
    Kontrolli periodik i inventarit;
    Raportimi periodik tek eprori;
    Respektimi i etikës, kulturës organizative dhe i vlerave të kompanisë;
    Kualifikimet / Kërkesat:
    Të ketë mbaruar studimet e Larta (përbën avantazh një nga degët e fakultetin Ekonomik, si dega Administrim dhe Menaxhim Biznesi);
    Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 2 vite;
    Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit;
    Aftësi dhe kompetencat:
    Të menduarit kritik dhe i/e prirur për zgjidhjen e problemeve;
    Të ketë aftësi komunikuese shumë te mira, si verbale ashtu edhe me shkrim;
    Aftësi për të bashkëvepruar me stafin dhe klientët në mënyrë profesionale;
    Të jetë i/e aftë të punonjë si vetëm ashtu edhe në ekip;
    Të jetë korrekt dhe i/e përgjegjshme për detyrat që i ngarkohen.
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
    www.hybrid.al / www.globegroup.al
    Cel. : 0674021523
     
    Apply

    WhatsApp

    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X