Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SON Architects kerkon te punesoje Junior & Senior Architect

    SON Architects kerkon te punesoje Junior & Senior Architect
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    SON Architects po zgjerohet dhe është në kërkim të profesionistëve të pasionuar për t’iu bashkuar ekipit tonë krijues dhe multidisiplinar.
    Ftojmë të aplikojnë si arkitektë me përvojë të gjerë, ashtu edhe arkitektë të rinj në fillim të karrierës së tyre. Jemi të hapur për pozicionet:
    ▸ Junior Architect (0–2 vite eksperiencë)
    ▸ Senior Architect (5+ vite eksperiencë)
    Të interesuarit duhet të dërgojnë:
    - Një letër prezantimi
    - Një portfolio në format PDF (maksimum 20 MB)
    Numri i telefonit: +355 68 894 7474
    Adresa e emailit: [email protected]
    Subjekti i emailit: “Pozicioni – Emër Mbiemër”
    (shembull: Senior Architect – Arber Kola)
    Paga është super konkurruese me tregun dhe në përputhje të plotë me eksperiencën dhe aftësitë e provuara.
    Lexoni më poshtë për specifikat:
    Profili i kërkuar – Junior Architect
    Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira krijuese, të jenë bashkëpunues dhe të komunikojnë mirë brenda një ekipi projektues. Të mirëpritur janë edhe studentët në vitin e fundit të studimeve.
    -Kualifikime dhe aftësi të preferuara:
    -Diplomë në Arkitekturë ose student/e në vitin e fundit.
    -0–2 vite eksperiencë në projektim.
    -Aftësi grafike dhe komunikuese të mira.
    Njohuri në:
    • Revit
    • AutoCAD
    • Photoshop (preferohen njohuri shtesë në InDesign dhe Illustrator)
    • Software renderizimi si 3DS Max, Lumion, SketchUp, etj. (përparësi kandidatët me njohuri në 3DS Max dhe Corona Render ose V-Ray)
    Profili i kërkuar – Senior Architect
    Kandidatët për këtë rol duhet të jenë të aftë të udhëheqin procesin e projektimit, të drejtojnë ekipe dhe të sjellin zgjidhje profesionale dhe inovative për projektet tona.
    Kualifikime dhe aftësi të preferuara:
    -Diplomë në Arkitekturë me mbi 5 vite eksperiencë pune.
    -Eksperiencë në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve.
    -Njohuri të avancuara të legjislacionit shqiptar në fushën e projektimit dhe përgatitje dokumentacioni për aplikime/dorëzime.
    -Aftësi për zgjidhje kreative dhe teknike, si dhe respektim të afateve kohore.
    -Njohuri të plota për projekt-zbatim.
    Njohuri në:
    • Revit
    • AutoCAD
    • Photoshop (preferohen njohuri shtesë në InDesign dhe Illustrator)
    • Software renderizimi si 3DS Max, Lumion, SketchUp, etj.
     
    Apply

    WhatsApp

    Digital Euphoria
    +355 68 894 7474 | [email protected]
    Rr. Derhemi, Tirana
Working...
X