Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Thirrje e hapur – apliko tani për të gjitha pozicionet

    THIRRJE E HAPUR – APLIKO TANI PËR TË GJITHA POZICIONET
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Banakier | KamarierEkonomist-Financier/eElektricistHidraulikHoteleriMarketingMenaxhim BiznesiPunetor/e | NdihmesaRecepsionist/eSanitare | Pastrim | MirembajtjeSecurity | Polic | Ushtarak | RojeSupervizor | Team Leader
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Crowne Plaza Durrës, një hotel luksoz me 5 yje në bregdetin shqiptar dhe pjesë e brandit ndërkombëtar IHG (në sistem franchise), po përgatitet të hapë dyert së shpejti!
    Jemi në fazën e ndërtimit të një ekipi të jashtëzakonshëm të mikpritjes dhe ftojmë profesionistë nga të gjitha fushat e hotelerisë që dëshirojnë të jenë pjesë e një aventure unike, në një ambient profesional dhe me standarde ndërkombëtare.

    Departamentet për të cilat po pranojmë aplikime:
    • Front Office – (Recepsion, Marrëdhënie me Klientët, Bellboy)
    • Housekeeping – (Supervizor/e Pastrimi, Supervizor/e Lavanderie, Sanitare)
    • Ushqim & Pije (F&B) – (Menaxher/e Restoranti, Kamarier, Banakier, Barmen)
    • Kuzhina – (Kuzhinier, Ndihmës Kuzhinier, Steward – Punonjës Pastrimi në Kuzhinë)
    • Financë – (Menaxher/e Blerjesh, Kontrollues/e Kostosh (Cost Controller), Ekonomist/e, Magazinier)
    • Sales & Marketing – (Menaxher/e për Rezervimet, Menaxher/e për Eventet & Konferencat)
    • Mirëmbajtje – (Elektriçist, Hidraulik)
    • Security
    Kërkojmë kandidatë që janë:
    • Të apasionuar pas mikpritjes dhe kujdesit ndaj klientit
    • Me njohuri të gjuhës angleze (niveli ndryshon sipas pozicionit). Njohja e nje gjuhe tjetër te huaj përbën avantazh.
    • Të aftë për të punuar në grup dhe në ambient dinamik
    Çfarë mund të prisni nga ne?
    Ne promovojmë një kulturë besimi, mbështetjeje dhe mirëkuptimi. Jemi gjithmonë të hapur ndaj ndryshimeve, duke mirëpritur prejardhje, përvoja dhe këndvështrime të ndryshme.
    Vazhdimisht kujdesemi që njerëzit tanë të kenë gjithçka që u duhet për të ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke nisur nga një pagë konkuruese që vlerëson përkushtimin e tyre, deri te benefite dhe mundësi reale për rritje dhe zhvillim profesional.
    Nuk i plotësoni të gjitha kërkesat, por ende besoni se do të ishit një person i përshtatshëm për t’i bashkuar ekipit tonë? Nuk do ta dimë kurrë nëse nuk klikoni butonin ‘Apliko’.
    Filloni udhëtimin tuaj me ne sot.
    Cel. : 0682001667
     
    WhatsApp
Working...
X