Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Koordinator me Institucionet

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    Tipi
    me orar te plote


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


    Pozicioni: Koordinator me Institucionet
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë personi që lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin efektiv ndërmjet shoqërisë dhe institucioneve të ndryshme. Mban marrëdhënien me institucionet shtetërore për aplikime, vërtetime etj, si dhe nevojat që lindin nga kontratat e klienteve.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Marrëdhëniet e shoqërisë dhe institucioneve shtetërore:​
    Eshtë pjesë kontakti mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë. Sigurimi i listave të dokumentacionit të nevojshëm për aplikime të ndryshme sipas institucioneve;​
    Kryen kontrollin e fundit të dosjes për aplikim sipas listës së përfituar më parë;​
    Kryen aplikimin në institucion dhe e ndjek sipas afateve të aplikimit;​
    Kryen plotësimin ose saktësimin e kërkesave që mund të ngrihen nga institucioni gjatë fazës së vlerësimit të aplikimit. Nëse ngrihen kërkesa për plotësim, ato përcillen tek Menaxheri i Njesisë;​
    Kryen përcjelljen e perfaqësuesve të institucioneve në terren nëse është e nevojshme dhe e kërkuar nga institucioni;​
    Tërheq faturat dhe çfarëdo lloj dokumenti tjeter të lëshuara nga institucionet shtetërore për shërbimet dhe kontrollet që ato kryejnë karshi shoqërisë;​
    Ndjek me Departamentin e Financës së shoqërisë pagesat e faturave të lëshuara nga institucionet shtetërore;​
    Tërheq vërtetimet e pagesave dhe faturave tatimore nga institucionet shtetërore për shoqërinë;​
    Asiston Departamentin e Financës së Shoqërisë;​
    Tërheq taksat dhe tarifat vendore në bashkitë përkatëse;​
    Kryen procesin e verifikimit dhe saktësimit të taksave dhe tarifave vendore mes bashkive dhe Departamentit të Financës;​
    Tërheq vërtetimet për likujdim të taksave dhe tarifave vendore nëse kërkohet nga shoqëria;​
    Marrëdheniet e shoqërisë dhe klientëve të shoqërisë:
    Bazuar në kontratat e sipërmarrjes apo marrëdhenieve të tjera me shkrim mes shoqërisë dhe klientëve, këtyre të fundit i ofrohen shërbimet e mëposhtme:​
    Aplikime pranë UK dhe OSHEE:​
    Verifikim financiar i pagesave të kontratës. Nese ka debi, lajmërohet personi përgjegjës në shoqëri për likujdimin e detyrimeve;​
    Përgatitje dokumentacioni për dosjen e aplikimit të kalimit të kontratës së UK;​
    Aplikim për kalimin e kontratës dhe ndjekja e saj për respektimin e afatit kohor;​
    Tërheqja e faturave financiare për likujdim në Departamentin e Financës;​
    Tërheqja e kontratave dhe librezave në emrin e klientit;​
    Lajmërimi i personit përgjegjës në shoqëri ose i klientit.​

    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti

    Kualifikime të tjera:

    Eksperiencë të ngjashme;
    Aftësi shumë të mira të komunikimit të shkruar dhe verbal;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunues në një mjedis dinamik;
    Aftësia për të përcjellë informacionin në mënyrë të qartë dhe bindëse si për ekipet e brendshme ashtu edhe për institucionet e jashtme;
    Aftësi të forta ndërpersonale për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie pozitive me aktorë të ndryshëm;
    Njohuri rreth proceseve për aplikime të ndryshme që lindin nga marrëdhënia e shoqërisë me institucionet shtetërore si dhe nga marrëdhënia e shoqërisë me klientët e saj;
    Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze; gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit....rce=CareerSite


    Afati i aplikimit: 13/02/2024
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X