Shteti
Shqiperi
Qyteti
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
me orar te plote
Fusha/Profili i punes
Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Asistent i Drejtuesit të Departamentit Teknik
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Asistenti i Drejtuesit të Departamentit Teknik është një pozicion që do të realizojë ndërlidhjen, organizimin dhe komunikimin, midis Drejtorit të Departamentit me stafin, bashkëpunëtorët dhe klientët e departamentit.
Përgatit raporte dhe organizon takime, përpilon minutat e takimit, koordinon shpërndarjen e korrespodencës, sistemon dokumentacionin e Departamentit Teknik, si dhe përpilon inventarin e arkivit për Departamentin Teknik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Organizon në tërësi programin (axhendën) e Drejtorit të Departamentit Teknik sipas prioriteteve të përcaktuara në rend dite;
Organizon takime të ndryshme për Drejtorin e Departamentit Teknik, dërgon reminder në kalendar çdo pjesëmarrësi me orën e saktë dhe vendin e takimit;
Mban minutat e takimit, përpilon në formatin e kompanisë dhe e dërgon tek pjesëmarrësit, më pas e ruan në intranet / SharePoint;
Organizon dhe ndjek takimet periodike teknike të stafit të departamentit dhe ndjek zbatimin e detyrave të dala nga këto takime;
Organizon dhe ndjek takimet me bashkëpunëtorët e jashtëm të departamentit (përgjithësisht staf teknik) dhe ndjek zbatimin e angazhimeve të marra, sipas konkluzioneve të takimit;
Merr informacion nga stafi i departamentit dhe raporton në kohë reale tek Drejtuesi i Departamentit Teknik për ecurinë e punës;
Organizon ndarjen dhe sistemimin e projekteve dhe dokumenteve;
Suporton në përgatitjen e dokumentacionit, raporteve të nevojshme;
Vendos në dispozicion të punonjësve të departamenteve të ndryshme informacion apo dokumentacion të Departamentit Teknik;
Komunikon me departamentet dhe stafin për të koordinuar aktivitetet dhe programet, për të zgjidhur çështje dhe për të shkëmbyer informacion;
Punon me Drejtorin e Departamentit Teknik për të koordinuar dhe mbikëqyrur operacionet e përditshme;
Kryen kërkime dhe mbledh informacione në mbështetje të përgjegjësive të vendimmarrjes së Drejtorit të Departamentit Teknik;
Mbështet stafin e projektit duke lehtësuar logjistikën e projektit siç janë takimet, thirrjet konferenciale, etj;
Ndihmon në funksionet administrative të detyrave të lidhura me projektin përfshirë planifikimin e përgjithshëm, përcjelljen dhe dokumentimin e një ose disa projekteve nga faza e propozimit të projektit deri në mbylljen e projektit;
Organizon Këshillin Teknik sipas kërkesave nga Menaxherët e Projekteve;
Protokollon projektet dhe dokumentacionin e dorëzuar në Këshillin Teknik;
Merr pjesë në takimin e Këshillit Teknik dhe bën përmbledhjen e Raportit Teknik final të tij;
Kryen inspektime në terren me kërkesë të Drejtorit të Departamentit Teknik për të verifikuar cilësinë dhe ecurinë e punimeve;
Detyra të tjera që mund të ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Arkitekturë/Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
Të ketë 1-3 vjet eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
Të zotërojë diplomë në arkitekturë ose në inxhinieritë e lidhura me fushën e ndërtimit (inxhinieri ndërtimi, inxhinieri hidroteknike etj.);
Të ketë aftësi të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
Të ketë aftësi të kuptojë dhe të përcjellë te palët e treta, çështjet me të cilat përballen anëtarët e departamentit teknik;
Të ketë njohuri të aspekteve teknike të projektit;
Të ketë aftësi për të përcjellë udhëzimet e Drejtorit të Departamentit Teknik drejt stafit dhe bashkëpunëtoreve të departamentit;
Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;
Të jetë i aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
Të jetë i aftë të koordinojë dhe balancojë punën;
Të jetë fleksibël, korrekt në punë dhe i përpiktë me afatet;
Të jetë i aftë të bashkëpunojë me stafin e departamentit për të gjitha detyrat;
Të ketë etikë profesionale në marrëdhëniet me kolegët;
Të jetë i aftë për të punuar në skuadër;
Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze; gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
Përdorimi detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit etj.) do të përbënin avantazh.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit....rce=CareerSite
Afati i aplikimit: 13/02/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.