Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent i Drejtuesit te Departamentit Teknik

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Arkitekture


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Asistent i Drejtuesit të Departamentit Teknik
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Asistenti i Drejtuesit të Departamentit Teknik është një pozicion që do të realizojë ndërlidhjen, organizimin dhe komunikimin, midis Drejtorit të Departamentit me stafin, bashkëpunëtorët dhe klientët e departamentit.
    Përgatit raporte dhe organizon takime, përpilon minutat e takimit, koordinon shpërndarjen e korrespodencës, sistemon dokumentacionin e Departamentit Teknik, si dhe përpilon inventarin e arkivit për Departamentin Teknik.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Organizon në tërësi programin (axhendën) e Drejtorit të Departamentit Teknik sipas prioriteteve të përcaktuara në rend dite;​
    Organizon takime të ndryshme për Drejtorin e Departamentit Teknik, dërgon reminder në kalendar çdo pjesëmarrësi me orën e saktë dhe vendin e takimit;​
    Mban minutat e takimit, përpilon në formatin e kompanisë dhe e dërgon tek pjesëmarrësit, më pas e ruan në intranet / SharePoint;​
    Organizon dhe ndjek takimet periodike teknike të stafit të departamentit dhe ndjek zbatimin e detyrave të dala nga këto takime;​
    Organizon dhe ndjek takimet me bashkëpunëtorët e jashtëm të departamentit (përgjithësisht staf teknik) dhe ndjek zbatimin e angazhimeve të marra, sipas konkluzioneve të takimit;​
    Merr informacion nga stafi i departamentit dhe raporton në kohë reale tek Drejtuesi i Departamentit Teknik për ecurinë e punës;​
    Organizon ndarjen dhe sistemimin e projekteve dhe dokumenteve;​
    Suporton në përgatitjen e dokumentacionit, raporteve të nevojshme;​
    Vendos në dispozicion të punonjësve të departamenteve të ndryshme informacion apo dokumentacion të Departamentit Teknik;​
    Komunikon me departamentet dhe stafin për të koordinuar aktivitetet dhe programet, për të zgjidhur çështje dhe për të shkëmbyer informacion;​
    Punon me Drejtorin e Departamentit Teknik për të koordinuar dhe mbikëqyrur operacionet e përditshme;​
    Kryen kërkime dhe mbledh informacione në mbështetje të përgjegjësive të vendimmarrjes së Drejtorit të Departamentit Teknik;​
    Mbështet stafin e projektit duke lehtësuar logjistikën e projektit siç janë takimet, thirrjet konferenciale, etj;​
    Ndihmon në funksionet administrative të detyrave të lidhura me projektin përfshirë planifikimin e përgjithshëm, përcjelljen dhe dokumentimin e një ose disa projekteve nga faza e propozimit të projektit deri në mbylljen e projektit;​
    Organizon Këshillin Teknik sipas kërkesave nga Menaxherët e Projekteve;​
    Protokollon projektet dhe dokumentacionin e dorëzuar në Këshillin Teknik;​
    Merr pjesë në takimin e Këshillit Teknik dhe bën përmbledhjen e Raportit Teknik final të tij;​
    Kryen inspektime në terren me kërkesë të Drejtorit të Departamentit Teknik për të verifikuar cilësinë dhe ecurinë e punimeve;​
    Detyra të tjera që mund të ngarkohen.​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Arkitekturë/Inxhinieri.

    Kualifikime të tjera:​
    Të ketë 1-3 vjet eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;​
    Të zotërojë diplomë në arkitekturë ose në inxhinieritë e lidhura me fushën e ndërtimit (inxhinieri ndërtimi, inxhinieri hidroteknike etj.);​
    Të ketë aftësi të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;​
    Të ketë aftësi të kuptojë dhe të përcjellë te palët e treta, çështjet me të cilat përballen anëtarët e departamentit teknik;​
    Të ketë njohuri të aspekteve teknike të projektit;​
    Të ketë aftësi për të përcjellë udhëzimet e Drejtorit të Departamentit Teknik drejt stafit dhe bashkëpunëtoreve të departamentit;​
    Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;​
    Të jetë i aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;​
    Të jetë i aftë të koordinojë dhe balancojë punën;​
    Të jetë fleksibël, korrekt në punë dhe i përpiktë me afatet;​
    Të jetë i aftë të bashkëpunojë me stafin e departamentit për të gjitha detyrat;​
    Të ketë etikë profesionale në marrëdhëniet me kolegët;​
    Të jetë i aftë për të punuar në skuadër;​
    Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze; gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
    Përdorimi detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit etj.) do të përbënin avantazh.​


    Mënyra e aplikimit: ​Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit....rce=CareerSite


    Afati i aplikimit: 13/02/2024

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
Working...
X