Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani ne Qendren COIN

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani ne Qendren COIN
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Menaxheri i Dyqanit eshte pergjegjes per te menaxhuar dhe koordinuar punet per shitjen e produkteve ne dyqanin e percaktuar te qendres Coin.
    DETYRAT KRYESORE:
    Realizon objektivat e percaktuara nga kompania per shitjet;
    Permireson treguesit tregtare permes sherbimit cilesor ndaj klientit;
    Pergatit analiza, raporte dhe paraqet propozime per ecurine e shitjeve apo fushatave te ndryshme promocionale;
    Pergatit draft-buxhetin per departamentin qe ka nen varesi, per sezonet e reja te produkteve te kompanise dhe e paraqet ate per diskutim tek nivelet me te larta te menaxhimit;
    Merr pjesë në mbledhjet periodike që organizohen nga pergjegjesi i sektorit te shitjeve per raportimin dhe ecurine e objektivave, detyrave te lena.
    Menaxhon stafin nen varesi duke planifikuar dhe propozuar nevoja per burime njerezore, duke vleresuar performancen ne pune, duke organizuar punen, planifikimin e lejeve vjetore, nevojave per trajnim, etj;
    Trajnon stafin e ri dhe ekzistues;
    Menaxhon situata problematike ne lidhje me sherbimin korrekt te klientit;
    Merr pjese ne show-room, programe trajnimi, si dhe workshope te ndryshme te organizuara per fushen nen varesi;
    Kontrollon periodikisht gjendjen e stokut dhe kujdeset per ecurine e shitjeve;
    Analizon dhe interpreton te dhena nga shitjet me qellim per te lehtesuar procesin e planifikimit per ecurine e kompanise;
    Garanton zbatimin e standarteve me te mira ne sherbimin ndaj klienteve;
    Sugjeron aktivitete promovuese per produkte dhe sezone te vecanta per te nxitur levizjen e stokut;
    Merr pjese aktive dhe drejton stafin nen varesi, lidhur me procedurat dhe rezultatet e inventarit te organizuar sipas nevojave te kompanise;
    Ndjek funksionimin e perditshem te punes ne kat (rregullsine e uniformave te stafit, te ambientit, ndarjen e turneve/diteve te pushimit, zbatimin e orarit te punes, etj) si dhe njofton per cdo problem qe mund te ndodhe ne katin per te cilin eshte pergjegjes dhe te marre masat perkatese ne rastet e nevojshme;
    Mban stafin te informuar per mbarevajtjen e aktiviteteve, inisiativave te reja si dhe merr sugjerimet e tyre per ceshtje te ngjashme;
    Koordinon grupin e punes per ekspozimin e koleksionit te ri dhe ndryshimet ne produktet ekzistuese me sektorin visual duke ju permbajtur kalendarit te koleksioneve te sezoneve perkatese.
    Te qendroje i azhornuar me tendencat e tregut (sektorit qe perfaqeson).
    KRITERET KRYESORE:
    Edukimi: Universitet i Ekonomise. Preferohet Menaxhim Biznesi ose Marketing;
    Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht;
    Njohuri kompjuterike: Msc Office, njohuri ne programe te kases;
    Eksperienca e kerkuar: Mbi 3 vjet ne fushen e shitjeve. Eksperienca te ngjashme menaxhimi ne qendra biznesi tregtare;
    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
    Afati i fundit i aplikimit eshte data 10 Korrik 2025, ora 17:00.
    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X