Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt

    Arkitekt
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Arkitekt
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti është personi që përgatit dokumentacionin për leje ndërtimi dhe kolaudim, përgatit vizatimet arkitekturore, programon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi, kolaudim dhe/ose hipotekim, si dhe koordinon me drejtuesit e projekteve për plotësimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm për aplikime. Gjithashtu ndjek veprimet për bashkime, ndarje dhe regjistrime pasurish.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Harton dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi etj.;​
    Kontrollon projektet e dorëzuara nga stafi i projektimit për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit përkatës;​
    Kontrollon preventivat e dorëzuara nga kostistët për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat përkatëse;​
    Harton grafikët e aplikimeve për leje ndërtimi deri në hipotekim;​
    Rakordon plan-rilevimet për ndarje, bashkime ose regjistrime pasurish;​
    Harton dokumentacionin shoqërues, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;​
    Kontrollon raportet e mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve;​
    Koordinon me koordinatorët e projekteve për aplikimet fizike në institucione;​
    Bën aplikime online për leje të ndryshme;​
    Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshëm projektimi (p.sh. CAD), që sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, vendndodhjen dhe pamjen e brendshme;​
    Harton struktura në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me legjislacionin/rregulloret në fuqi;​
    Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesve urbanë, kontraktorëve dhe arkitektëve të tjerë;​
    Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt.​
    Edukimi: Diplomë universitare në Arkitekturë
    Kualifikime të tjera:​
    Të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe aplikimeve për Leje Ndërtimi;​
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit të ndërtimit dhe të platformës e-Albania;​
    Njohuri shumë të mira të normave të projektimit;​
    Aftësi kritike në dhënien e zgjidhjeve për detajet e zbatimit;​
    Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;​
    Aftësi për të punuar në skuadër;​
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;​
    Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD; përparësi kanë programet e avancuara si Revit, etj.​
    Mënyra e aplikimit: ​Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite

    Afati i dorëzimit: 04/07/2025
    Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. ​
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X