Arkitekt
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti është personi që përgatit dokumentacionin për leje ndërtimi dhe kolaudim, përgatit vizatimet arkitekturore, programon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi, kolaudim dhe/ose hipotekim, si dhe koordinon me drejtuesit e projekteve për plotësimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm për aplikime. Gjithashtu ndjek veprimet për bashkime, ndarje dhe regjistrime pasurish.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Harton dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi etj.;
Kontrollon projektet e dorëzuara nga stafi i projektimit për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit përkatës;
Kontrollon preventivat e dorëzuara nga kostistët për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat përkatëse;
Harton grafikët e aplikimeve për leje ndërtimi deri në hipotekim;
Rakordon plan-rilevimet për ndarje, bashkime ose regjistrime pasurish;
Harton dokumentacionin shoqërues, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;
Kontrollon raportet e mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve;
Koordinon me koordinatorët e projekteve për aplikimet fizike në institucione;
Bën aplikime online për leje të ndryshme;
Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshëm projektimi (p.sh. CAD), që sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, vendndodhjen dhe pamjen e brendshme;
Harton struktura në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me legjislacionin/rregulloret në fuqi;
Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesve urbanë, kontraktorëve dhe arkitektëve të tjerë;
Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt.
Edukimi: Diplomë universitare në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
Të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe aplikimeve për Leje Ndërtimi;
Njohuri shumë të mira të legjislacionit të ndërtimit dhe të platformës e-Albania;
Njohuri shumë të mira të normave të projektimit;
Aftësi kritike në dhënien e zgjidhjeve për detajet e zbatimit;
Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;
Aftësi për të punuar në skuadër;
Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD; përparësi kanë programet e avancuara si Revit, etj.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
Afati i dorëzimit: 04/07/2025
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
Balfin DEVELOPMENT
+355 44523200 | [email protected]
St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania