Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kujdesit Ndaj Klientit, Njësia e Kanaleve Alternative

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kujdesit Ndaj Klientit, Njësia e Kanaleve Alternative
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Call Center Financiar | RTNSherbim Klienti
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Manaxhon në mënyre të sukseshme të gjitha kanalet digjitale të komunikimit dhe ndërveprimit me klientin. Zgjidh në mënyrë efektive problemet e klientëve, ankesat dhe kërkesat, duke konsideruar kënaqësinë e klientit si bazë qendër e çdo vendimi dhe sjellje.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
    Trajton kërkesat dhe plotëson nevojat e klientit në mënyrë profesionale duke synuar të ofrojë përvojën më të mirë të klientit;
    Kontribuon në mënyrë proaktive në gjenerimin e klientëve potencialë nëpërmjet telemarketingut dhe shërbimit të shkëlqyer;
    Menaxhon në mënyrë efektive telefonatat promocionale drejt klientëve potencialë duke përfunduar në mënyrë të sukseshme procesin e shitjes dhe rritur angazhimin afatgjatë të klientit ndaj kompanisë;
    Menaxhon në mënyrë efektive kanalet digjitale të komunikimit me klientët si telefonatat hyrëse, WEB Chat, Whatsapp Messenger, Rrjetet Shoqërore etj.
    Ofron zgjidhje dhe informacion efektiv në ndërveprim me klientët duke trajtuar kerkesën/ ankesën e tyre shpejt dhe sigurt në përputhje me standartet në shërbim;
    Ofron dhe propozon sugjerime inovatore për të zhvilluar dhe përmirësuar eksperiencën e klientit & procese të brendshme të këtij kanali.
    Qëndron i/e përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
    Kërkesat për pozicionin:
    Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme në profilin e suportit ndaj klientit në shërbime financiare/bankare dhe kanaleve/platformave digjitale;
    Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe ndërveprimit me klientin, së bashku me dëgjimin aktiv;
    Aftësi organizative dhe të manaxhimit të kohës shumë të mira;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, sistematike;
    Njohje shumë e mirë e biznesit në përgjithësi dhe natyrën e institucionit financiar në vecanti;
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 7 Korrik, në adresën e emailit [email protected].
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    Company logo
    noafin.al/jobs
Working...
X