Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    RS CONSTRUCTION & ENGINEERING kërkon të punësojë një Inxhinier Zyre që do të mbështesë ekipin teknik në përgatitjen e dokumentacionit të projekteve, përpunimin e situacioneve, komunikimin me autoritetet dhe bashkëpunimin me zyrën e projektimit dhe kantierët. Ky është një pozicion kyç për menaxhimin efektiv të projektit dhe për garantimin e përputhshmërisë tekniko-administrative.
    RS Construction & Engineering është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.

    Detyrat
    Përpunon projektin e zbatimit dhe prodhon detaje per kantierin.
    Kontrollon vizatimet dhe projektet e ardhura si dhe bën sistemimin e tyre.
    Kontrollon përputhshmërine e projektit me preventivet përkatës.
    Detajon librezat e masave dhe situacion mujor.
    Asistimi në hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve dhe raporteve të progresit.
    Monitoron, ndjek dhe raporton tek drejtuesit ecurine e kontratave per nënkontraktorët.
    Hartimi i relacioneve teknike, shkresave zyrtare dhe komunikimi me institucionet përkatëse
    Organizimi i dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik
    Inspekton në mënyre perdiodike ecurine e projekteve me qellim raportimin te drejtuesit.
    Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga menaxheri.

    Kualifikimet
    Të zotërojë diplomë Diplome në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet;
    Njohuri të mira të AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel dhe Word), si dhe software të menaxhimit të projekteve.
    Njohuri mbi procedurat ligjore dhe teknike të sektorit të ndërtimit.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
    Të ketë njohuri shumë të mira në leximin e projekteve;
    Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Aplikuesit me ekperience pune minimale por me aftesi te mira inxhinierike dhe energji per te punuar do te vlerësohen me përparësi.
    Të interesuarit të dërgojnë CV në: [[email protected]]
     
    Apply
Working...
X