Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Inxh. Mekanike/Mekatronik


    Eksperienca
    Eksperienca?




    Kompania “Engineering Global Solution” Sh.p.k operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore. Ndërton objekte ku përfshihen rezidenca individuale, objekte multifamiljare, objekte industriale, qëndra tregtare, projekte interieri, sistemime etj.

    Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

    Kompania “EGS” Sh.p.k si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:


    Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC
    (Heating, ventilation, and air conditioning)


    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Realizon projektime të ndryshme në lidhje me sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit, të cilat përdoren në ndërtesa që kontrollojnë temperaturën dhe cilësinë e ajrit;
    Planifikon dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC;
    Menaxhon dhe ndjek ecurinë e projekteve në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe implementimi përfundimtar dhe me sukses të projekteve;
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve të sistemeve të kondicionimit për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
    Realizon procedurat e testimit të projektimit dhe kontrollin e pajisjeve të instaluara për të vlerësuar funsionin e tyre dhe për të evidentuar difektet e mundshme;
    Harton dhe rishikon kostot e instalimeve të sistemeve të kondicionimit duke përgatitur preventivat totale;
    Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të sistemeve të kondicionimit në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;

    Kualifikimet / Kërkesat

    Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Mekanike me profil sistemet ngrohëse dhe ftohëse;
    Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve të tilla;
    Të ketë njohuri shumë të mira të Autocad;
    Të ketë njohuri të kënaqshme të sistemeve VRF dhe Chiller dhe të ofrojë standarte të larta në punë;
    Të ketë një qasje fleksibël përsa i përket orareve të punës;
    Të jetë njohës i sigurisë në punë;
    Të jetë i aftë të punojë në grup;
    Të ketë njohës i gjuhës Angleze;


    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

    Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)



     




    Apply


    WhatsApp














    Last edited: 7 minutes ago
Working...
X