Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektronik për Stacione EV

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektronik për Stacione EV
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | Elektronike
    Mundësi punësimi - Inxhinier Elektronik për Stacione EV
    VEGA Charging, pjesë e VEGA Group, qëndron si rrjeti më i madh i karikimit të automjeteve elektrike (EV) në Shqipëri, i angazhuar për të përmirësuar infrastrukturën EV me një spektër të gjerë zgjidhjesh karikimi të përshtatshme për automjetet evropiane dhe aziatike.
    Në kuadrin e zgjerimit të saj, VEGA Charging është duke kërkuar një, Inxhinier Elektronik për Stacione EV.
    Përshkrimi i Pozicionit:
    Inxhinieri Elektronik do të jetë përgjegjës për zhvillimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e infrastrukturës për karikimin e automjeteve elektrike (EV).
    Ky rol kërkon një profil teknik të kompletuar që përfshin punë në nivele të ndryshme të sistemit – nga komponentët elektronikë (hardware) deri te platformat software dhe komunikimi i të dhënave.
    Detyra dhe Përgjegjësi:
    Projektim dhe zhvillim i sistemeve elektronike për stacionet e karikimit të automjeteve elektrike (DC/AC).
    Integrim fizik dhe funksional i moduleve të karikimit me komponentët elektronikë si: invertera, module OCPP, ekrane HMI, lexues RFID, etj.
    Konfigurim dhe mirëmbajtje e firmware-it dhe software-it të karikuesve.
    Testim softuerik për sigurinë e komunikimit me platformën qendrore dhe përputhshmërinë me protokollet standarde (OCPP 1.6/2.0, MQTT, etj.).
    Zgjidhje e problemeve teknike (troubleshooting), si për pajisjet hardware ashtu edhe për komponentët software.
    Monitorim i lidhjes ndërmjet stacioneve të karikimit dhe platformës qendrore të menaxhimit (backend).
    Bashkëpunim me ekipet e IT-së dhe zhvillimit për përmirësimin e ndërfaqeve dhe funksioneve të sistemit.
    Dokumentim teknik i sistemeve dhe përgatitje e manualeve të përdorimit dhe mirëmbajtjes.
    Zbatim i standardeve ndërkombëtare për siguri dhe efikasitet në fushën e karikimit të automjeteve elektrike.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Elektrike, Automatizim ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë me sisteme të energjisë dhe elektronikë të fuqisë (Power Electronics).
    Njohuri të mira mbi komunikimin industrial dhe protokollet përkatëse (TCP/IP, RS485, CAN, etj.).
    Eksperiencë me platformat e karikimit të automjeteve elektrike dhe softuerët përkatës (p.sh. ChargePoint, EVBox, ose platforma të tjera eMobility).
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skema elektronike dhe dokumentacion teknik.
    Aftësi të mira në punën në ekip dhe në zgjidhjen e problemeve komplekse teknike.
    Të preferuara:
    Certifikime në fushat e energjisë ose elektronikës industriale.
    Njohuri të platformave cloud për menaxhimin e stacioneve të karikimit.
    Eksperiencë me pajisje IoT dhe sisteme SCADA.
    Njohuri në sistemet operative real-time (RTOS) dhe platforma cloud për monitorim të distancuar.
    Njohuri të softuerëve për testim dhe simulim.
    Aftësi bazike në skriptim ose zhvillim software.
    Njohuri të mira në rrymat e dobëta.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën, [email protected] me subjekt “Inxhinier Elektronik për Stacione EV” .
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X