Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shefe Finance

    Tirane, ofrohet vend pune Shefe Finance
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Pozicion Vakant: Shefe Finance
    Tirana Ring Center , një ndër qendrat më të njohura të biznesit dhe tregtisë në zemër të Tiranës, kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një profesioniste të aftë dhe të përkushtuar në pozicionin Shefe Finance.
    Nëse keni përvojë të thelluar në fushën e financës, jeni të organizuara, të kujdesshme ndaj detajeve dhe kërkoni një sfidë të re në një ambient dinamik dhe profesional – kjo është mundësia juaj!
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Mbikëqyrja e veprimeve kontabël në sistemin Alpha dhe Financa 5 sipas standardeve të kontabilitetit;
    Menaxhimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe planifikimi i cash flow-it ditor;
    Përgatitja e raporteve të përditshme financiare dhe planifikimi i përdorimit të mjeteve monetare;
    Analizat financiare sipas kërkesës së drejtimit;
    Kontrolli dhe deklarimi i detyrimeve fiskale, përfshirë TVSH dhe taksat doganore;
    Hartimi i listëpagesës dhe bashkëpunimi me HR për menaxhimin e pagave;
    Mbyllja e bilancit dhe dorëzimi në institucionet tatimore;
    Raportim dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me eproret.
    Kërkesat për Kandidatet:
    Diplomë universitare në Ekonomi (Financë/Kontabilitet);
    Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
    Njohuri të thelluara të legjislacionit fiskal dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit;
    Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve financiare dhe Microsoft Office;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe organizimi.
    Vendndodhja: Tiranë
    Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected]
    🗓 Afati i fundit për aplikim: 30.06.2025
     
    Apply

    [email protected] | www.ring.al
Working...
X