Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent/e Ekzekutiv/e i/e CEO-s

    Asistent/e Ekzekutiv/e i/e CEO-s
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | Nenpunes
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
    Pozicioni: Asistent/e Ekzekutiv/e i/e CEO-s
    Vendodhja: Zyrat ACREM, TEG
    Raporton te: CEO ACREM
    Përshkrim i Pozicionit të Punës
    Asistenti/ja ekzekutiv/e është personi i parë i kontaktit në zyren e CEO-s. Ky funksion është një urë lidhëse e rendësishme mes CEO-s dhe / ose menaxherëve të kompanisë dhe funksionareve të kompanive të tjera. Koordinon punën mes CEO-s dhe departamenteve brenda kompanisë dhe suporton nevojat e CEO-s gjatë ecurisë së përditshme.​Detyrat​
    Organizon axhendën e aktiviteteve dhe takimeve të CEO​
    Mban “Minutat e Takimit” për mbledhjet e organizuara nga CEO & delegon te secili kërkesat përkatëse.​
    Delegon te personat përgjegjës çështje apo kërkesa të ndryshme të CEO-s që lidhen me veprimtarinë e përditshme të punës në nivel kompanie.​
    Mbledh dhe përpunon të dhëna për përgatitjen e raporteve të ndryshme të biznesit sipas kërkesës së CEO-s.​
    Përgatit shkresa zyrtare dhe njoftime, kundrejt partnereve, institucioneve shtetërore apo subjekteve private sipas kërkesës së CEO-s.​
    Ndjek proçeset e punës për projektet aktuale dhe të reja të zhvillimit të biznesit, si dhe marrëdhëniet kontraktuale me klientët.​
    Kryen rezervimet e hotelit dhe biletave të udhëtimit brenda / jashtë vendit të CEO-s dhe menaxhereve sipas nevojave për udhëtime, referuar potitikave dhe proçedurave të kompanisë.​
    Kryen detyra të tjera që i caktohen nga CEO.​
    Kualifikimet​Kërkesat e pozicionit të punës:​
    Jo më pak se 3 vite në të njëjtin profil pune ose të ngashëm.​
    Diplomë Bachelor dhe/ose Diplomë Master në profilet: Administrim Biznesi, ose Financë, ose Shkenca Sociale & Juridik.​
    Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.​
    Njohje të shkëlqyera të gjuhës angleze (preferohet njohje e gjuhëve të tjera të huaja).​
    Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.​
    Aftësi / Zotësi të tjera:​
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese.​
    Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhëna për përgaditjen e raporteve.​
    Metodik/e dhe i/e organizuar.​
    Ndershmëri dhe Intergitet​
    Shënime​Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.
    Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në dhe Letrën e Motivimit brënda datës 26/06/2025 në adresën e e-mail: [email protected].
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Qëndra Tregtare TEG,
    km 4, Tiranë, Farkë, Lundër, Tiranë
    [email protected] | www.acrem.al
Working...
X