Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Specialist i Lartë i Shërbimit të Klientit, Dega Durrës

    Durres, ofroj vend pune Specialist i Lartë i Shërbimit të Klientit, Dega Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke shpjeguar, këshilluar dhe informuar klientët për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë dhe detyrimin e tyre aktual si dhe proceson aplikimet per produktin e kërkuar;
    Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
    Identifikon klientë potencialë dhe ekzistues dhe promovon shërbimet e institucionit duke siguruar një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
    Siguron zbatimin e duhur të gjithë politikave dhe procedurave të lidhura me administrimin e kredisë dhe vecanërisht me disbursimin e kredisë;
    Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar cdo veprim me përpikmëri dhe sipas politikave dhe procedurave në fuqi;
    Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë;
    Arkivon dhe ruan dokumentacionin në degë sipas procedurave dhe politikave të arkivimit në fuqi;
    Kërkesat për pozicionin:
    Aftësi të shkëlqyera bindëse & influencuese;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
    Aftësi të zhvilluara të manaxhimit të të dhënave;
    Aftësi të demostruara të manaxhimit me efektivitet të shumë prioriteteve njëherësh;
    Diplomë universitare e preferueshme në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 30 Qershor 2025, në adresën e emailit [email protected].
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    Company logo
    noafin.al/jobs
Working...
X