Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ofrohet vend pune Specialist/e Blerjesh.

    ofrohet vend pune Specialist/e Blerjesh.
    ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.ROAL FOOD ka eksluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
    Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.
    Aktualisht jemi ne kerkim te stafit te ri me energji dhe ide te reja per zhvillim.Roal Food kerkon te punesojë Specialist/e Blerjesh.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin me produkte apo kategori të caktuara produktesh.
    Përditëson të dhënat për furnitorët, artikujt dhe çmimet, si dhe realizon analizat përkatëse.
    Dërgon porositë dhe ndjek zbatimin e tyre, përfshirë ndjekjen e procedurave të importit dhe dokumentacionit të lidhur.
    Ndjek të gjithë procesin e transportit dhe logjistikës, deri në dorëzimin e produkteve në magazina.
    Komunikon me magazinat dhe sigurohet që produktet e mbërritura përmbushin kriteret e cilësisë. Në rast të mospërputhjeve, njofton furnitorët brenda afatit të caktuar.
    Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e punës dhe performancën e furnitorëve.
    Kualifikimet:
    Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në blerje, brenda ose jashtë vendit, dhe/ose në pozicione të lidhura me shitjet.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).
    Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Të jetë person i besueshëm, i organizuar dhe i gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi.
    Aftësi për të marrë iniciativë dhe për të punuar në mënyrë bashkëpunuese me ekipin.
    Kushtet:
    Paga: Sipas pervojës së kandidatit
    Full Time
    Experienca e mëparshme në aktivitete distribucion përbën avantazh.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: [email protected]
    ose kontaktoni: 0686021526.
    Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Ju mirepresim!!
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    0686021526
Working...
X