Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Zhvillimit Komercial

    Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Zhvillimit Komercial
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim Biznesi
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    AlbGroup eshte nje organizate qe krijon dhe ofron zgjidhje per biznese ne industri të ndryshme.
    Me mbi 13 vite eksperience dhe kater kompani të suksesshme, Albpastrim, Albsolution, Albacademy dhe Hotel Partner, operojme ne sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjelle sherbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.
    Ky pozicion ka per qellim te rrise shitjet e kurseve/trajnimeve te AlbAcademy permes komunikimit me klientet, prezantimit te ofertave, ndjekjes se kontakteve dhe koordinimit te projekteve.
    Pergjegjesite kryesore:
    Shitje dhe Marketing:
    Komunikon me kliente potenciale permes telefonit, email-it dhe rrjeteve sociale
    Ndjek lead-et (persona te interesuar) deri ne mbylljen e shitjes
    Promovon kurset dhe trajnimet permes mesazheve, telefonatave dhe komunikimit direkt
    Jep informacion te detajuar mbi permbajtjen, çmimet dhe perfitimet e trajnimeve
    Koordinim dhe Organizim:
    Siguron qe projektet te jene ne perputhje me standardet dhe politikat e kompanise.
    Planifikon oraret dhe mban kontakte me trajneret
    Siguron qe gjithçka te jete gati per çdo trajnim (materiale, pjesemarres, ambjent)
    Mban evidencen e pjesemarresve, pagesave dhe feedback-ut
    Bashkepunon ngushte me menaxhmentin per objektivat e shitjes
    Kualifikimet dhe aftesite e kerkuara:
    Diplome universitare ne Menaxhim, Administrim Biznesi ose ne fusha te ngjashme.
    Aftesi te forta komunikimi dhe nderveprimi me ekipe te ndryshme
    Organizim, perpikeri dhe iniciative
    Njohuri shume te mira ne kompjuter (Google Drive, Paketa Office, CRM – avantazh)
    Njohuri te mira financiare dhe buxhetore jane avantazh
    Kushtet e punes:
    Pozicion me kohe te plote.
    Mundesi per te punuar ne nje mjedis dinamik dhe me projekte te ndryshme.
    Bashkepunim me ekipe nderdisiplinore
    Perfitimet:
    Mundesi per zhvillim profesional dhe trajnime.
    Ambient pune dinamik dhe bashkepunues.
    Page konkuruese
    Te interesuarit mund të dergojne CV-ne adresen e email-it: [email protected]
    *Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"
     
    Apply

    Location information

    Open in maps

    address
    Tirane, Shqiperi
Working...
X