Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist Higjene dhe Cilësie

    Specialist Higjene dhe Cilësie
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Specialist Higjene dhe Cilësie
    Departamenti: Higjenë dhe Cilësie
    Vendodhja: Tiranë.
    Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Higjienës dhe Cilësisë sigurohet që Higjena dhe Cilësia e produkteve dhe Marketeve në përgjithësi të jetë në përputhje me standartet e kompanisë dhe kërkesat ligjore.
    Detyra dhe Përgjegjësi
    Hedh në sistem përkthimet në gjuhën Shqipe të produkteve import.
    Komunikon me database për të hedhur në sistem përshkrimet e produkteve me peshë.
    Bën kontrolle në dyqane sipas check listave të përcaktura dhe bën raportimin e tyre.
    Njeh shumë mirë të gjitha kërkesat e kompanisë mbi dokumentacionin që një dyqan duhet të mbajë të plotësuar dhe përditësuar.
    Bën kontrolle mbi plotësimin e kartelave të vetëkontrollit dhe dosjes HACCP në Markete dhe bën sygjerimet e duhura për mirëmbajtjen.
    Suporton departamentin me dërgesat dhe furnizimin e dyqaneve me bazë materiale dep. i Freshit kryesisht.
    Ka njohuri të mira mbi llojet dhe kategoritë e produkteve që tregëtojmë si dhe mënyrat e duhura për prezantimin e tyre në shitje dhe mirëmbajtje.
    Suporton dyqanet në hapjet e reja me operacionet e ndryshme që kërkohen dhe janë pjesë e departamentit.
    Sigurohet që të ruhen vazhdimisht standartet më të larta përsa i përket kushteve Higjeno sanitare në të cilat operon dyqani dhe bën sugjerimet e nevojshme.
    Njeh procedurat në lidhje me implementimin e produkteve sipas familjeve dhe rëndësinë në mirëmbajtjen e tyre.
    Asiston dyqanin gjatë kontrolleve nga autoritet shtetërore me dokumentat përkatëse.
    Ndihmon në grumbullimin e të dhënave nga dyqanet dhe mbarëvajtjen në procesin e write-off.
    Kërkesat:
    a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
    b. Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
    c. Kualifikime të tjera:
    Njohuri të mira të programit Excel;
    Duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze ose Italiane
    d. Aftësi të tjera:
    Njohuri të mira të standarteve dhe procedurave të HAACP dhe Sigurisë Ushqimore.
    Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
    Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
    I vetëmotivuar dhe ambicioz
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X