Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofroj vend pune Oficer Kredie, Dega Vlorë

    Vlore, ofroj vend pune Oficer Kredie, Dega Vlorë
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Oficeri i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për gjithë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.
    Përgjegjësitë e pozicionit:
    1. Analizon tregjet potenciale në mënyrë që të identifikojë nevoja për financim dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
    2. Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
    3. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e përcaktuara;
    4. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
    5. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
    6. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
    7. Qëndron i/e përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
    8. Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë.
    Kërkesat për pozicionin:
    1. Energji, dinamizëm, kreativitet, ambicie për të kapur oportunitetet për zhvillim;
    2. Aftësi të shkëlqyera bindëse dhe influencuese të balancuara me aftësi analitike;
    3. Eksperiencë pune e preferueshme në pozicione të ngjashme në shitje;
    4. Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 10 Qershor 2025, në adresën e emailit [email protected].
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    Company logo
    noafin.al/jobs
Working...
X