Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Marketing dhe Komunikimi

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Marketing dhe Komunikimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing Social Media | ADS | SEO
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    “Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
    Ne jemi distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
    Shoqëria jonë ofron gjithashtu kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës, një staf mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
    Aktualisht jemi në kërkim të një kandidati potencial , i cili do te kryejë detyrën e Menaxherit/es së Marketingut dhe Komunikimit.
    Detyrat Kryesore:
    Menaxhimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm;
    Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me partnerë, klientë dhe media;
    Hartimi i strategjive të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
    Analizimi i tendencave të tregut;
    Menaxhimi i Rrjeteve Sociale dhe Branding;
    Zbatimi dhe Monitorimi i Fushatave të Marketingut;
    Koordinimi i fushatave në kanale të ndryshme: digjitale, tradicionale, evente, etj;
    Analizë dhe Raportim të saktë tek Eprori;
    Vlerësimi i efektivitetit të fushatave përmes metrikave dhe analizave;
    Planifikon dhe koordinon evente promovuese, panaire, konferenca, etj;
    Siguron përfaqësimin e duhur të kompanisë në media dhe aktivitete publike;
    Kualifikimet e kerkuara:
    Diplomë universitare në fushat: Marketing/ Komunikim/ Marrëdhënie me Publikun ose fusha të tjera të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme pune 3–5 vjet në pozicion të ngjashëm;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
    Njohuri shumë të mira të mjeteve dixhitale të marketingut dhe rrjeteve sociale;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
    Njohuri të shumë të mira të gjuhës angleze;
    Aftësi organizative dhe menaxheriale.
    Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: [email protected] .
    Cel. : 069 701 7661
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X