Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialiste Marketingu

    Tirane, ofroj vend pune Specialiste Marketingu
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Gazetari | KomunikacionMarketingMarketing Social Media | ADS | SEOMenaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundësi punësimi - Specialiste Marketingu
    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialiste Marketingu.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të rrjeteve sociale në linjë me objektivat e përgjithshme të marketingut.
    Krijimi dhe publikimi i postimeve në platforma si Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok, X (ish-Twitter) dhe YouTube.
    Zhvillimi dhe ekzekutimi i fushatave promocionale (social medial, google ads etj.)
    Analiza e performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike mbi treguesit kryesorë (engagement, reach, etj.).
    Mbështet organizimin dhe promovimin e eventeve të brendshme për stafin dhe aktiviteteve të kompanisë.
    Bashkëpunimi me agjenci të jashtme kreative dhe brand ambassadors për të krijuar përmbajtje autentike dhe për të forcuar imazhin e kompanisë.
    Përgjigjja në kohë, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me imazhin e brandit, ndaj telefonatave, mesazheve dhe komenteve të ndjekësve dhe klientëve të interesuar.
    Kryerja e matjeve periodike të kënaqësisë së klientëve përmes formularëve ose kontakteve të strukturuara.
    Kualifikimet
    Diplomë Universitare në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi, Media ose fusha të ngjashme.
    Eksperienca
    Minimum 2 vite eksperiencë praktike në marketing, me fokus në social media, krijim përmbajtjeje dhe/ose fushata digjitale.
    Aftësitë Teknike
    Njohuri shumë të mira të rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok, YouTube).
    Përdorimi i platformave si Meta Business Suite, Canva, Google Ads (avantazh nëse ka certifikime).
    Njohuri të mira në analizën e performancës së fushatave dhe përgatitjen e raporteve.
    Aftësitë Personale
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim, organizim dhe menaxhim kohe.
    Krijimtari dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
    Orientim drejt rezultateve dhe përkushtim për ndjekjen e trendeve të reja të marketingut digjital.
    Gjuhët
    Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (në të shkruar dhe komunikim verbal).
    Extra
    Leje drejtimi automjeti, kategoria B.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Specialiste Marketingu”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X