Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Shërbimit ndaj Klientit

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Shërbimit ndaj Klientit
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Specialist i Shërbimit ndaj Klientit.
    Qëllimi i Pozicionit:
    Specialisti i Shërbimit ndaj Klientit është përgjegjës për ofrimin e asistencës dhe informacionit të nevojshëm për klientët, duke siguruar një përvojë pozitive dhe profesionale në çdo ndërveprim. Ky pozicion ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët përmes komunikimit efektiv dhe zgjidhjes së shpejtë të kërkesave apo ankesave të tyre.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    • Të përgjigjet në pyetjet e klientëve me email ose direkt.
    • Të ofrojë informacion të saktë dhe të detajuar për shërbimet e kompanisë.
    • Të trajtojë dhe zgjidhë ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe brenda kohës së përcaktuar.
    • Të regjistrojë të dhënat dhe ndërveprimet me klientët në sistemin përkatës.
    • Të ndjekë rastet e hapura derisa të zgjidhen plotësisht.
    • Të punojë ngushtësisht me departamente të tjera për të garantuar zgjidhje të plota për klientët.
    • Të kontribuojë në përmirësimin e proceseve të shërbimit ndaj klientit përmes feedback-ut dhe analizës së rasteve të trajtuara.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    • Diplomë e arsimit universitar.
    • Eksperiencë në shërbim klienti përbën avantazh.
    • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe dëgjimi aktiv.
    • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata sfiduese me qetësi.
    • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të zakonshme të zyrës (Microsoft Office, email, CRM etj.).
    • Qasje pozitive, kujdes ndaj detajeve dhe përqendrim te klienti.
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected] ose të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    +355 69 705 0551
Working...
X