Tirane, ofroj vend pune Specialist i Prodhimit Lean
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Ekonomist-Financier/eMenaxhim Biznesi
Gjuha
anglishtitalisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialisti i Prodhimit Lean
Qëllimi i punës
Specialisti i Prodhimit Lean është përgjegjës për monitorimin dhe analizimin e të gjithë zinxhirit të krijimit të vlerës (procesit, kohës) për të identifikuar se cilat hapa çojnë në një rritje efektive të vlerës dhe cilët e lënë atë të pandryshuar ose e ulin atë.
Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë:
Verifikimi i tejkalimeve të aktiviteteve: kryerja e aktiviteteve që nuk prodhojnë vlerë.
Verifikimi i lëvizjeve: lëvizja për të arritur materialet larg pikës së përdorimit.
Verifikimi i defekteve: prodhimi i produkteve NC (jo në përputhje) ose ripunimi i produkteve.
Verifikimi i stokut: blerja ose prodhimi i materialeve që tejkalojnë kërkesat e procesit pasardhës.
Verifikimi i prodhimit të tepërt: prodhimi i më shumë se sa kërkohet nga klienti ose procesi pasardhës.
Verifikimi i kohës së pritjes: kalimi i kohës në mënyrë jo-produktive, mungesa e organizimit, programi i mirëmbajtjes.
Verifikimi i transportit: lëvizja e materialit pa nevojë për të krijuar vlerë.
Verifikimi i OEE (Efikasitetit të Pajisjeve).
Menaxhim vizual i vazhdueshëm dhe efikas i dokumentacionit që lidhet me aktivitetet e mësipërme.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike.
Minimumi 3 vite përvojë në prodhim, mundësisht në fushën e industrisë.
Shumë i/e organizuar, me aftësi për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
Të jetë proaktiv/e.
Durim dhe diplomaci, pasi profesioni kërkon një qasje bashkëpunuese.
Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacion kompleks dhe për ta paraqitur atë në mënyrë të thjeshtë dhe të saktë.
Aftësi të shkëlqyera të komunikimit të shkruar dhe të folur për të shpjeguar qartë problemet dhe për të ofruar propozime për zgjidhjen e tyre.
Aftësi negocimi për të bindur drejtuesit e sektorit që të zbatojnë programe të reja, të zbatojnë veprime korrigjuese dhe të ruajnë standardet për të garantuar efikasitetin në organizatë.
Përdor programet e Microsoft Office, përfshirë aftësi të shkëlqyera në Excel.
Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne [email protected]
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Apply
WhatsApp
[email protected] | www.coca-cola.al
Mob. +355682019291
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit https://njoftime.com/0682019291
CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.