Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Asistent Logjistike

    Tirane, ofroj vend pune Asistent Logjistike
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Europcar Albania, përmes partneritetit të saj me Tendence 3A, ofron një gamë të gjerë makinash me qira për qytetarët dhe turistët. Europcar ofron makina të sigurta dhe të mirëmbajtura me kujdes, duke garantuar një udhëtim të rehatshëm dhe të besueshëm, me fokus në komoditet dhe cilësi.
    Kompania jonë, me një flotë prej mbi 800 automjetesh, është në kërkim të një Asistenti Logjistike energjik dhe të organizuar, i/e cili/a do të punojë ngushtë me Menaxherin e Logjistikës për të siguruar funksionimin e përditshëm të flotës sonë.
    Pozicioni: Asistent Logjistike
    Vendndodhja: Europcar Rinas
    Përgjegjësitë kryesore:
    Ndjekja e procedurave ligjore dhe administrative për flotën e automjeteve (kolaudime, leje qarkullimi, etj.)
    Bashkëpunimi me kompanitë e sigurimeve për ndjekjen e procedurave të dëmeve
    Mbajtja e dokumentacionit të automjeteve të përditësuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore
    Asistencë në organizimin dhe planifikimin e mirëmbajtjeve periodike
    Kërkesat:
    Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm përbën avantazh
    Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
    Njohuri bazë të legjislacionit në lidhje me qarkullimin rrugor dhe siguracionet
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
    Aplikimi:
    Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
    Pas shqyrtimit, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 30.05.2025
    Te gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
     
    Apply

    TENDENCE 3A sh.a.
    Rruga 29 Nëntori, përballë ish Doganës Tiranë
    Tiranë - SHQIPERI
Working...
X