Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune asistente/sekretare

    Durres, ofroj vend pune asistente/sekretare
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeMenaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Përshkrimi i Pozitës:
    Kompania Coffee Partner po kërkon një asistente/sekretare të motivuar dhe të organizuar për të mbështetur ekipin tonë në përditshmërinë e punës. Kandidatja ideale duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi, si dhe të jetë në gjendje të menaxhojë kohën dhe detyrat.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Të mirëpresë dhe drejtojë vizitorët.
    Të mbajë kontakte telefonike me klientët dhe të menaxhojë email-et.
    Të organizojë takime dhe të menaxhojë kalendarin e ekipit
    Të kujdeset për ndarjen dhe sistemimin e dokumenteve të kompanisë sipas departamenteve dhe projekteve
    Të vendosë në dispozicion të punonjësve të departamenteve dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim.
    Të protokollojë dokumentacionin hyrës dhe dalës sipas procedurës
    Të mbajë arkivën dhe dokumentacionin e nevojshëm
    Të organizojë kontratat/dokumentet origjinale dhe t’i vendosë në dosje sipas natyrës së tyre
    Të menaxhojë kohën e saj në mënyrë efektive për të përmbushur afatet dhe për të dhënë përparësi detyrave
    Kualifikimet:
    Diplomë në fushën e administratës, menaxhimit ose një fushë të ngjashme
    Eksperiencë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
    Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office, etj.)
    Njohese e gjuhes angleze dhe italiane.
    Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
    Aftësi për të punuar në grup.
    Cel. : 069 60 60 131
     
    WhatsApp
Working...
X