Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Operator Faturash Elbasan

    Operator Faturash Elbasan
    Elbasan

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Operator Faturash Elbasan
    Departamenti: Financë
    Vendodhja: Elbasan.
    Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
    Eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te detyrave te tij/saj ne perputhje me politikat e kompanise.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Regjistron blerjet ne sistemin informativ;
    Kontrollon kostot e produkteve qe te perputhet vlera e faturuar me ate qe permban kostot;
    Rakordimi me magazinen/dyqanin per gjendjen e mallrave ne blerje;
    Komunikon mbi blerjet e reja me dyqanin ose magazinen;
    Kontrollon hyrje daljet dyqan magazine;
    Regjistron importet;
    Regjistron credit note te furnitoreve;
    Rakordon me furnitoret ditaret e blerjes dhe pagesat.
    Kërkesat:
    a. Edukimi: Arsim i lartë, profili Ekonomik.
    b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
    c. Kualifikime të tjera:
    Gjuhet e folura:Anglisht
    Njohuri te mira mbi Finance5, Excel .
    d. Aftësi të tjera:
    - Aftësi për të punuar në skuadër;
    - Sistematik/e dhe i/e organizuar.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X