Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Titulli i Punës: Administrator Sistemi

    Titulli i Punës: Administrator Sistemi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | ProgramimIT | TIK | Informatike Ekonomike
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE​
    Titulli i Punës: Administrator Sistemi
    Departamenti: Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit
    Përshkrimi i Përgjithëshëm:​
    Administratori sisitemit bënë pjesë në Departamentin Informatikës dhe Tekonologjisë së Informacionit.Detyra kryesore të menaxhoje infrastrukturën e IT në përputhje me rregullat dhe udhezimet që përmban Banka e Bashkuar e Shqipërisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve Windows dhe aplikacioneve përkatëse.
    Menaxhimi dhe monitorimi i pajisjeve fundore (kompjuterë, laptopë, printera, etj.).
    Konfigurimi dhe administrimi i paketës Microsoft 365 (Exchange Online, Teams, SharePoint, OneDrive, etj.).
    Menaxhimi i Active Directory, përfshirë krijimin dhe menaxhimin e përdoruesve, grupeve dhe politikave të sigurisë (Group Policies).
    Menaxhimi dhe optimizimi i mjediseve cloud, përfshirë shërbime si Microsoft Azure ose AWS.
    Monitorimi dhe zgjidhja e problemeve teknike për të garantuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemeve.
    Zbatimi dhe mirëmbajtja e masave të sigurisë për të mbrojtur të dhënat dhe infrastrukturën IT.
    Pjesëmarrja në projekte të ndryshme të IT-së, përfshirë migrimet dhe implementimet e reja.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Diplomë universitare në Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
    Përvojë e mëparshme si Administrator Sistemi ose pozita të ngjashme (minimumi 3 vite).
    Njohuri të thelluara mbi serverët Windows (Windows Server 2016/2019/2022..etj).
    Eksperiencë në administrimin e Active Directory dhe Group Policies.
    Aftësi për të menaxhuar dhe konfiguruar mjediset Microsoft 365 dhe endpoint management tools.
    Eksperiencë me shërbime cloud si Azure, AWS ose Google Cloud Platform.
    Njohuri të avancuara ne PowerShell
    Njohuri mbi protokollet e rrjetit dhe teknologjitë e sigurisë (Firewall, VPN, etj.).
    Certifikime profesionale (Microsoft Certified: Azure Administrator Associate, MCSA, ose të ngjashme) do të konsiderohen një avantazh.
    Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje problemesh.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
    Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected] . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Afati i fundit i aplikimit 29 Maj , 2025.
     
    Apply

    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X