Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, ofroj vend pune Agjent Immobiliare

    Shkoder, ofroj vend pune Agjent Immobiliare
    Shkoder

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Pozicioni: Agjent Immobiliare (Me kohë të plotë)
    Vendi i punës: Shkodër
    Orari: Me kohë të plotë (8 orë në ditë)
    Paga: Paga fikse mujore + përqindje për çdo transaksion të realizuar (shitje apo qira)
    Kusht i domosdoshëm: Kandidati nuk duhet të jetë i/e regjistruar në asnjë punë tjetër, pasi ky pozicion do të deklarohet dhe sigurohet si punësim me kohë të plotë.

    Përshkrimi i pozicionit:
    Kompania jonë kërkon një Agjent Immobiliare të përkushtuar dhe ambicioz për të menaxhuar portofolin e pronave me qira dhe në shitje brenda qytetit të Shkodrës. Kandidati duhet të jetë energjik, i komunikueshëm dhe i aftë për të ndjekur klientët nga prezantimi i pronës deri në finalizimin e marrëveshjes.
    Puna ofron një pagë mujore të qëndrueshme, si dhe bonuse për çdo transaksion të suksesshëm, duke krijuar mundësi të mira për të ardhura të larta.

    Detyrat kryesore:
    • Menaxhimi i listës së pronave për qira dhe shitje
    • Publikimi dhe promovimi i njoftimeve në platforma të ndryshme
    • Organizimi i vizitave me klientët për pronat në portofol
    • Negocimi i kushteve me klientët dhe pronarët
    • Përgatitja e dokumentacionit bazë të marrëveshjeve
    • Mbajtja e kontakteve me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre
    • Bashkëpunimi me ekipin për qëllime organizimi dhe marketingu

    Kualifikimet e kërkuara:
    • Eksperienca në shitje apo në fushën imobiliare është avantazh
    • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale
    • Njohuri bazë në kompjuter dhe përdorim të rrjeteve sociale
    • Aftësi për të punuar me objektiva dhe në mënyrë të pavarur
    • Seriozitet, korrektësi dhe etikë pune
    • Mosha e preferuar: 20-29 vjeç
    • Njohja e gjuhës angleze është plus
    • Nuk duhet të jetë i/e punësuar apo i/e regjistruar në ndonjë tjetër punë
    Cel. : +355694532020
     
    WhatsApp
Working...
X