Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Graphic & Video Content Creator

    Tirane, ofroj vend pune Graphic & Video Content Creator
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundësi punësimi - Graphic & Video Content Creator
    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Graphic & Video Content Creator.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Krijimi i materialeve vizuale për rrjetet sociale, website, fushata marketingu, reklama, prezantime dhe materiale print.
    Dizajnimi i infografikave, banerëve, ikonave dhe elementeve të tjera grafike sipas nevojave të kompanisë.
    Prodhimi dhe editimi i videove për qëllime promocionale, edukative ose korporative.
    Zhvillimi i animacioneve dhe efekteve vizuale duke përdorur After Effects ose mjete të tjera të animacionit.
    Krijimi i identitetit vizual dhe ruajtja e një stili unik për brendin e kompanisë.
    Optimizimi i grafikave dhe videove për performancë më të mirë në platformat dixhitale dhe print.
    Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe zhvillimit për të siguruar që përmbajtjet vizuale janë efektive dhe të përshtatshme për audiencën e synuar.
    Hulumtimi dhe ndjekja e trendeve të fundit në dizajnin multimedial dhe aplikimi i tyre në projekte.
    Menaxhimi i projekteve të dizajnit dhe përfundimi i tyre brenda afateve të përcaktuara.
    Përgatitja e skicave dhe prototipeve për aprovim nga ekipi apo klientët.
    Përdorimi i softuerëve të specializuar si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign, After Effects, Premiere Pro, XD, etj.).
    Sigurimi i përputhshmërisë me udhëzimet e markës dhe standardet vizuale të kompanisë.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara​
    Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm.
    Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të dizajnit dhe editimit të videove.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
    Kreativitet dhe aftësi për të menaxhuar projekte të ndryshme njëkohësisht.
    Njohuri mbi trendet më të fundit në dizajnin multimedial dhe marketingun dixhital.
    Njohuri shumë të mira të software të dizajnit grafik si Adobe Creative Suit (Photoshop, Illustrator, InDesign, etj);
    Përvojë në redaktimin e videove dhe grafikave të lëvizshme;
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Graphic & Video Content Creator”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X