Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Thesari

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Thesari
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Specialist thesari për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
    Detyrat Kryesore:
    Monitorimi dhe analizimi i flukseve të parasë ditore dhe javore.
    Hartimi i parashikimeve të likuiditetit afatshkurtër dhe afatgjatë.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat dhe institucionet financiare.
    Kryerja dhe rikonciliimi i transaksioneve bankare.
    Raportimi periodik i gjendjes së llogarive bankare dhe analizave të fluksit të parasë.
    Mbështetja në vendimmarrjen financiare përmes analizave të thesarit dhe strategjive të menaxhimit të riskut.
    Zbatimi i politikave të brendshme financiare dhe përputhshmëria me rregulloret përkatëse.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
    Përvojë pune e mëparshme në financë, preferohet në thesar ose bankë.
    Njohuri të avancuara në përdorimin e Excel dhe/ose programeve financiare.
    Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të menaxhuar afatet kohore.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze (e preferueshme).
    Vendi i punës: Tiranë
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
     
    Apply

Working...
X