Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune me orar te plote | remote | smartworking... Agjent Rishitje / Reseller

    Tirane, ofrohet vend pune me orar te plote | remote | smartworking... Agjent Rishitje / Reseller
    Tirane

    Tipi
    me orar te ploteremote | smartworking nga shtepia
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Njoftim Pune: Agjent Rishitje / Reseller për Platforma Dixhitale – Komision 30% & Ekskluzivitet Territorial
    Intermedia shpk, me zyrë qendrore në Tiranë (Bulevardi Bajram Curri, tek Ura – përballë ATSH), fton individë të motivuar të bashkohen si Agjentë Rishitje / Reseller për një gamë të gjerë shërbimesh dixhitale të avancuara.
    Çfarë ofrojmë për Agjentët e Rishitjes:
    Komision 30% për çdo shitje të realizuar.
    Ekskluzivitet territorial në qytetin ose qytetet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë.
    Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi ynë.
    Produkte të kërkuara dhe të domosdoshme në tregun shqiptar dhe kosovar.
    Mundësi për të punuar me orar fleksibël dhe nga çdo qytet perjashtim vetem per qytetin e Sarandes.
    Shërbimet dhe Platformat për Rishitje:
    1. BookersDesk.com – Një platformë Channel Manager dhe PMS e integruar në gjuhën shqipe, ideale për struktura akomoduese që duan të menaxhojnë rezervimet në mënyrë efikase. 
    2. Easybill.al – Platformë fiskalizimi moderne dhe e certifikuar, që u vjen në ndihmë bizneseve shqiptare për të përmbushur detyrimet ligjore të fiskalizimit.
    3. RentalSoft.al – Sistem i avancuar për menaxhimin e makinave me qira, duke ofruar rezervime digjitale, menaxhim të flotës dhe analiza të detajuara.
    4. E-Table.al – Sistem i menaxhimit për restorante dhe bare, që ofron rezervime online, integrim me Google dhe personalizim të rrjedhës së rezervimeve.
    5. Intermedia.al – Shërbime të plota për ndërtimin dhe menaxhimin e website-ve, marketing në rrjete sociale, Google Ads, Domain & Hosting.
    Kërkesat për Kandidatët:
    Aftësi të mira komunikimi dhe shitjeje.
    Njohuri në fushën e teknologjisë, turizmit ose shitjeve B2B
    Njohuri të mira kompjuterike
    Motivim dhe dëshirë për të arritur rezultate të larta.
    Aplikoni Tani!
    Nëse jeni të interesuar për të bashkëpunuar me një kompani inovative dhe në rritje të shpejtë, na kontaktoni në:
    • Email: [email protected] • Telefon: +355 69 700 3011
    Cel. : +355 69 700 3011
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X