Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune Specialist Sigurimesh për Institucionet Financiare Jo Banka

    Tirane, ofrohen vende pune Specialist Sigurimesh për Institucionet Financiare Jo Banka
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitjeEkonomist-Financier/eMarketingMenaxhim BiznesiSherbim KlientiSupervizor | Team Leader
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1(një) vend të lira pune për:
    Specialist Sigurimesh për Institucionet Financiare Jo Banka,
    Drejtoria e Përgjithshme​
    Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
    Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët institucionalë:
    Krijimi, Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta me institucione financiare jo banka.
    Ofrimi i informacion i detajuar për produktet dhe shërbimet e sigurimit që mund të përshtaten me nevojat e këtyre institucioneve.
    Konsulencë dhe analiza e nevojave për sigurim:
    Vlerësimi i nevojave specifike për sigurim per klientet e institucioneve financiare dhe rekomandimi i produkteve të përshtatshme që mund të ofrojnë mbrojtje të plotë për klientet e tyre.
    Krijimi i planeve të sigurimit për klientët institucionalë, duke siguruar që politikat e sigurimit përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullative.
    Menaxhimi i shitjeve dhe aktiviteteve të marketingut:
    Aktivizimi i fushatave të marketingut për të promovuar produktet e sigurimit dhe shërbimet te institucionet financiare.
    Pjesëmarrja në takime dhe ngjarje për të rritur prezencën e produktit dhe për të krijuar mundësi të reja shitjeje.
    Negociata dhe mbyllja e marrëveshjeve:
    Negocimi i kushteve të kontratave të sigurimit dhe arritja e marrëveshjeve me institucionet financiare.
    Nënshkrimi i kontratave dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për sigurimin e klientëve.
    Raportimi i aktivitetit të shitjeve dhe performancës në bazë mujore ose tremujore.
    Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
    Diplomë universitare, preferohet në degë të fushave të financave, menaxhimit të riskut, ose një fushë tjetër të ngjashme.
    Eksperiencë minimale prej 2-3 vitesh në fushën e sigurimeve ose në një rol të ngjashëm në sektorin financiar.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me klientët institucionalë.
    Njohuri të të produkteve të sigurimeve dhe institucioneve financiare jo banka.
    Aftësi të shkëlqyera analitike dhe negocimi.
    Aftësi për të ofruar shërbim të shkëlqyer për klientët dhe për të ruajtur marrëdhënie të forta afatgjata.
    Ofrohet:
    Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale në fushën e sigurimeve.
    Shpërblim dhe komisione tërheqëse sipas performancës.
    Trajnime të rregullta dhe mundësi avancimi brenda kompanisë.
    Të interesuarit, brenda datës 22.05.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
     
    Apply

    WhatsApp

    SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
    Life and non Life Insurance
    Blv. Zog I , Nr 1
    Tirana - Albania
    Phone: +355 4 2233308
    Fax: +355 4 2250220
    Whatsapp: +355 68 606 2829
    E-mail: [email protected]
    Website: www.sigal.com.al
    Listo ofertat e punesimit - SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
Working...
X