Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Technical Support Unit Manager

    Tirane, kerkohet Technical Support Unit Manager
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023
    Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Suportit Teknik
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Njësisë së Suportit Teknik është përgjegjës për drejtimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve teknike mbështetëse që lidhen me realizimin e projekteve ndërtimore të kompanisë. Gjithashtu ai siguron që zgjidhjet teknike të jenë në përputhje me standardet e projektit, legjislacionin përkatës dhe objektivat e biznesit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Bashkëpunon me Projekt/Program Menaxherët për plotësimin e kërkesave në funksion të projekteve në të gjitha fazat e implementimit te projektit;​
    Udhëheq procesin e projektimit për të siguruar standardet dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga njësia;​
    Kontrollon dhe miraton projektet teknike, preventivat dhe specifikimet teknike, duke siguruar zbatimin e standardeve dhe kushteve teknike në përputhje me ToR-et, planet e menaxhimit apo kritere të tjera të kërkuara;​
    Merr në konsideratë llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën dhe ndërtesat përreth;​
    Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit përpunues të projekteve;​
    Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikues urbanë, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë brenda ose jashtë kompanisë;​
    Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialet;​
    Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;​
    Ofron shërbime të ndryshme para-projektuese të cilat mund të përfshijnë kryerjen e fizibilitetit dhe studimeve të ndryshme;​
    Ndjek dhe koordinon përputhshmërinë e projektit të arkitekturës me disiplinat elektrike, hidromekanike dhe H/Sanitare;​
    Drejton dhe monitoron procesin e hartimit të preventivave për projektet (civile, elektrike, mekanike dhe hidraulike) sipas ndryshimeve të kërkuara nga klientët;​
    Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të detajeve dhe manualeve të standardeve të ndryshme në projektim, sipas kërkesave të kompanisë;​
    Harton strukturat, vizatimet dhe planet në përputhje me kërkesat e investitorit dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;​
    Garanton materialet (dokumentet) e domosdoshme për albumet e shitjeve, rakordimin e sipërfaqeve dhe përmbushjen e standardeve përkatëse;​
    Me kërkesën e Projekt Menaxherëve, kontrollon dhe komenton zgjidhjet teknike të urdhrave të ndryshimit (UN) apo optimizimeve të projekteve;​
    Njeh dhe implementon procedurat e kompanisë me nënkontraktorët;​
    Suporton dhe ndjek kontratat e projektuesve nënkontraktorë të BD-së;​
    Koordinon dhe jep informacione të nevojshme Departamentit të Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimeve.​
    Raporton për aktivitetin e njësisë sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara;​
    Përgatit planin vjetor dhe tremujor të aktiviteteve dhe ndjek ecurinë e tyre sipas planit;​
    Rishikon në mënyrë periodike legjislacionin dhe botimet në Fletoren Zyrtare;​
    Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij;​
    Drejton Njësinë e Suportit Teknik:​
    Përcakton nevojat për staf, organizon punën dhe miraton detyrat në koordinim me drejtorin teknik.​
    Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave.​
    Orienton vartësit në procesin e punës.​
    Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta.​
    Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës.​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë të nivelit master në Arkitekturë
    Kualifikime të tjera:​
    Eksperiencë 7 vjeçare ne projektim;​
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
    Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;​
    Aftësi për të punuar në skuadër;​
    Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
    Njohje shume e mire e legjislacionit për Punimet e Ndërtimit​
    Njohuri shumë të mira të programeve të projektimit si AutoCAD, Revit, SketchUp, ETABS, dhe programe të tjera të ngjashme teknike;​
    Aftësi për të menaxhuar dhe ruajtur të dhënat teknike dhe projektet në përputhje me procedurat e brendshme të kompanisë dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave;​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 16/05/2025
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X