Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Përgjithshëm

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Përgjithshëm
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Via Construction , është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm .
    Ky pozicion mbart përgjegjësinë për drejtimin strategjik dhe operacional të kompanisë, me fokus në rritjen e qëndrueshme dhe përmirësimin e performancës së kompanisë.
    Kë po kërkojmë:
    Profili i kandidatit:
    Diplomë e nivelit të parë ose të dytë në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 7-10 vite përvojë pune, ku së paku 5 vite në pozicione drejtuese.
    Njohuri në menaxhimin e projekteve dhe planifikimin financiar.
    Aftësi të shkëlqyera drejtuese, komunikimi dhe zgjidhje konfliktesh.
    Aftësi për të punuar në mjedise dinamike dhe për të marrë vendime të shpejta.
    Njohja e gjuhës angleze (B2) është e preferueshme.
    Detyrat Kryesore:
    Zhvillon dhe zbaton strategji afatgjata që mbështesin rritjen e qëndrueshme të kompanisë, duke identifikuar mundësi të reja investimi dhe partneriteti.
    Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të qëndrueshme me investitorët, klientët, furnitorët strategjikë dhe nënkontraktorët, duke siguruar bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
    Koordinon dhe monitoron zbatimin e kontratave me nënkontraktorët dhe furnitorët, duke siguruar respektimin e standardeve teknike, afateve dhe detyrimeve ligjore të shoqërisë.
    Harton planin vjetor të investimeve dhe të cash-flow-së, në bashkëpunim të ngushtë me departamentin financiar dhe teknik, në funksion të prioriteteve strategjike.
    Menaxhon proceset e prokurimit teknik dhe të materialeve, duke garantuar optimizimin e kostove dhe ruajtjen e cilësisë së lartë në të gjitha fazat e projekteve.
    Analizon dhe raporton rregullisht mbi treguesit kyç të performancës (KPI) për secilin projekt, si dhe për ecurinë strategjike dhe financiare të kompanisë.
    Përfaqëson zyrtarisht kompaninë përballë institucioneve publike dhe autoriteteve shtetërore duke garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe administrative.
    Përfitime:
    Paketë pagese konkurruese.
    Bonus mbi performancën e projekteve.
    Mundësi për rritje të mëtejshme profesionale.
    Procesi i përzgjedhjes:
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV ne nr e tel 355692027813 deri më datë 16 Maj 2025, ora 17:00.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
     
    WhatsApp
Working...
X