Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Inxhinier/e Preventivues

    kerkohet Inxhinier/e Preventivues
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Inxhinier/e Preventivues.
    Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.
    Detyrat​
    Harton preventiva, libreza masash, analiza teknike cmimesh etj.
    Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
    Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
    Kualifikimet​
    Diplomë në degen e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Diplome ne degen e Inxhinierise Ekonomike.
    Eksperience pune te pakten 1 vit ne ndertim ose ne industrine e prodhimit.
    Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri te mira të Paketës Office.
    Të ketë aftësi të mira komunikuese.
    Njohuri shumë të mira në leximin dhe kuptimin e projekteve.
    Te njohe manualet dhe analizat e cmimeve te zerave te ndertimit
    Shënime​Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
    “Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X