Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Inxhinier/e Supervizor Senior

    kerkohet Inxhinier/e Supervizor Senior
    Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin "Inxhinier/e Supervizor Senior".
    Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasisë e punimeve të zbatuara
    Detyrat​
    Inspektim dhe certifikim i punimeve të pasqyruara ne dokumentacionin mujor nga inxhinier dhe/ose teknik që ndjekin zbatimin e punimeve.
    Inspektim i vazhdueshëm i cilësisë së punimeve që zbatohen.
    Inspektim i vazhdueeshëm i saktësisë (përputhja me projektin e dhënë për zbatim dhe specifikimet teknike) të punimeve që zbatohen.
    Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi të detyrave të lëna dhe të kontrolleve të kryera.
    Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ecurisw tw zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe / ose teknikëve që ndjekin zbatimin e punimeve.
    Të përcaktojë dhe sigurojw respektimin e mënyrave dhe frekuencës sw testimeve periodike të materialeve ndërtimore.
    Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat tekniko ligjore për objektin.
    Të raportojë për secilin projekt që është përgjegjës për progresin e zbatimit të projektit në krahasim me grafikun / planin dhe të përmbledhë në një raport problemet, nevojat dhe detyrat e lëna përgjatë muajit.
    Kualifikimet​
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
    Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë.
    Avantazh kanë kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa.
    Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’.’
    Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
    Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
    Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese
    Shënime​Kandidatet te interesuar te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses zyrtare te emailit: [email protected]
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X