Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Billa Albania- Koordinatore shitjesh

    Billa Albania- Koordinatore shitjesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
    Përgjegjësitë:
    Regjistron në sistem porositë e marra me email nga klientët;
    Komunikon dhe informon klientët për disponueshmërinë e produkteve dhe datat e dorëzimit;
    Analizon listën e porosive dhe mban kontakt të vazhdueshëm me departamentin e logjistikës për planifikimin e dërgesave;
    Përditëson situatat e porosive te furnitorët në Excel dhe/ose në sistemin financiar;
    Përgatit raporte të rregullta mbi performancën e shitjeve dhe statusin e porosive.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Administrim ose fusha të ngjashme;
    Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe PowerPoint;
    Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar në gjuhën angleze;
    Aftësi shumë të mira organizimi, menaxhimi kohe dhe përqendrim në detaje;
    Të ketë minimumi 2–3 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
    Afati i fundit për aplikim: 26/05/2025
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Billa & Co Shpk
    +355 68 907 2007
    [email protected] | www.billa.al
    Autostrada Tirane-Durres, Km.7
Working...
X