Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Site Inxhinier/Menaxher Zbatimi ne Objekt

    Site Inxhinier/Menaxher Zbatimi ne Objekt
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Site Inxhinier/Menaxher Zbatimi ne Objekt
    ​Shoqeria "Vibtis" kërkon të punësojë Inxhinieri Ndërtimi ne Zbatim (Kantieri) me minimumi 3-5 vite eksperiencë pune në menaxhimin e punimeve të ndërtimit, organizimin e stafit dhe zbatimin e projektit në përputhje me standardet teknike dhe afatet kohore. Pozicioni kërkon aftësi të forta organizative dhe teknike, si dhe eksperiencë praktike në ndjekjen e punimeve në terren.
    Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.

    Detyrat
    • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut te punimeve sipas projektit dhe planit te organizimit.
    Perpilimin dhe kontrollin e te gjithe dokumentacionit tekniko ligjor ne objektsi:
    Hartimindhendjekjen e grafikuttepunimevesipasprojektitdheplanitteorganiz imit.
    Ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
    Kontrollin e cilesise dhe ceshtjet e sigurise ne kantier, si dhe sigurohet se te gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores te menaxhimit te cilesise dhe sigurimit teknik, si dhe ligjeve ne fuqi;
    Aprovimin e materialeve qe implementohen ne kantier;
    Sigurimin e zbatimit te punimeve ne perputhje me politiken e menaxhimit te cilesise te kompanise;
    Marjen ne dorezim te punimeve te zbatimit, kryerjen e inspektimeve te rregullta;
    Pergatitjen e "snagging list" ose te punimeve me mangesi ose te paperfunduara si pjese e procesit te kolaudimit;
    Zbatimin me rigorozitet te kontratave te sipermarrjes;
    Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit te veshjes;
    Organizimin dhe koordinimin me stafin pergjegjes (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime te ndryshme ne kantier;
    Kordinimin e programit te punes midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza te caktuara;
    Evidentimin e nevojave per materiale dhe mire administrimin e tyre, te makinerive dhe te fuqise punetore;
    Pergatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurine perkatese;
    Detyra te tjera qe i ngarkohen nga menaxheri i linjes.
    Kualifikimet
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Minimalisht 3 vjet experiencë punë në të njëjtin profil (objekte Civile &Restaurime )
    Të jetë i disponueshëm për Orar te Plote.
    Njohuri të gjuhës Angleze. ( Avantazh I Larte ne Vleresim )
    Të jetë i komunikueshem, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale, teknike.
    Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
    Aftesi te mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhekomunikuese;
    Njohuri të mira të dokumentacionit teknik dhe zbatimit të projekteve
    Aftësi për të udhëhequr ekipe pune dhe për të marrë vendime të shpejta në terren.
    Aftesi per te lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
    Aftesi per te menaxhuar projekte dhe kontrata te ndryshme specifike qe perfshihen ne projekte ndertimi;
    Aftesi per te prezantuar ne menyre sa me efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me goje dhe me shkrim, pregatitje raportesh etj;
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
    Te kete iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes;
    Principet dhe praktikat ne perdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT).
    Ofrohet:
    Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën
    Ambient profesional dhe mbështetës.
    Pjesëmarrje në projekte sfiduese dhe me rëndësi strategjike për kompaninë
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj përpara datës: 16.05.2025 në [email protected] [email protected] përmes adresës së emailit.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr. 9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
     
    Apply

    VIBTIS shpk
    Arena Center, Rruga Dervish Hima,
    Qendra Arena, Hyrja C kati i 5 -të, Tiranë, Shqipëri
    [email protected] | www.vibtis.al
Working...
X