Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Billa Albania - Drejtues/e Shitjesh Retail

    Billa Albania - Drejtues/e Shitjesh Retail
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Banke | SigurimeMarketingMenaxhim BiznesiMenaxhim strategjik | Drejtues
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. E angazhuar në ofrimin e produkteve cilësore dhe e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, kompania jonë është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për të udhëhequr dhe zhvilluar më tej departamentin e shitjeve.
    Përgjegjësitë:
    Zhvillon dhe zbaton plane strategjike për të arritur objektivat e shitjeve;
    Ndjek realizimin e objektivave të departamentit me stafin dhe i suporton ata gjatë procesit të negociatave;
    Përzgjedh, trajnon, motivon dhe udhëheq ekipin e shitjeve;
    Përfaqëson kompaninë në takime me klientë aktualë dhe potencialë, duke ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet afatgjata me ta;
    Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve në mënyrë të vazhdueshme;
    Harton dhe prezanton raporte të detajuara mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve;
    Kryen analiza mbi kostot, politikat e çmimeve dhe tendencat e tregut, duke propozuar strategji të reja për rritje të shitjeve;
    Drejton mbledhjet e performancës me ekipin e shitjes.
    Kualifikimet:
    Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e një ekipi shitjesh, preferohet në industrinë e materialeve të ndërtimit;
    Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe negocim;
    Aftësi analitike për të interpretuar të dhëna dhe për të marrë vendime strategjike;
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht;
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
    Afati i fundit për aplikim: 26/05/2025
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Billa & Co Shpk
    +355 68 907 2007
    [email protected] | www.billa.al
    Autostrada Tirane-Durres, Km.7
Working...
X