Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    Gjuha?
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Platinum Construction ka vite përvojë në treg dhe është e specializuar në ndërtimin e ndërtesave të larta banimi dhe objekteve të shërbimit.
    Detyrat​
    Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
    Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
    Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
    Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
    Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
    Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
    Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
    Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
    Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
    Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
    Kualifikimet​
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi.
    Minimalisht 7 vite experiencë punë në të njëjtin profil kryesisht në objekte Civile me karakter tregëtar dhe banimi.
    Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
    Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që duhet në objekt.
    Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
    Të ketë aftesi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier.
    Të drejtojë dhe supervizojë stafin e perfshirë në projekt.
    Të zbatoj me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
    Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë tek bashkepunetorët e projektit..
    Të njohë programet Autocad, Office.
    Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.

    Cel. : 00355692047001
     
    WhatsApp
Working...
X