Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere HouseKeeping

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere HouseKeeping
    Tirane

    ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
    Ju fton të aplikoni në pozicionin Menaxhere HouseKeeping .
    Detyrat​
    Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve.
    Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit.
    Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit.
    Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit.
    Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti.
    Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientë
    Kualifikimet​
    Eksperiencë & Formim Profesional – Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh
    Aftësi udhëheqëse – Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente.
    Aftësi organizative të shkëlqyera – Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave.
    Aftësi për zgjidhjen e problemeve – Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit.
    Njohuri të procedurave të pastrimit dhe standardeve të higjienës – Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.
    Fleksibilitet në orar – Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit.
    Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi – Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj.
    Shënime​Ofrohet:
    Pagesë konkuruese
    Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
    Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit: +35568 64 80086
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X