Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

    Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste
    Tirane

    Tipi
    Tipi?
    Pozicioni: Recepsioniste
    Vendndodhja: Tirane
    Orari i Punës: E Hene – E Premte / 09:00 – 17:30
    Përshkrimi i Pozicionit: Le Spot Group është në kërkim të një Recepsionisteje të përkushtuar dhe profesionale për të mbështetur funksionimin e përditshëm të zyrës dhe për të ofruar mikpritje cilësore për vizitorët dhe bashkëpunëtorët. Ky pozicion kërkon një person të organizuar dhe komunikues.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Të mirëpresë dhe orientojë vizitorët në mënyrë të sjellshme dhe profesionale
    Të menaxhojë dhe organizojë korrespondencën hyrëse dhe dalëse (email, posta, dokumente)
    Të mbështesë në planifikimin e takimeve dhe organizimin e sallave të mbledhjeve
    Të kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirës së recepsionit dhe ambienteve të përbashkëta
    Të ofrojë mbështetje të përgjithshme administrative për ekipin dhe drejtuesit e kompanise
    Kualifikimet e Kërkuara:
    Eksperiencë në një rol të ngjashëm është e dëshirueshme
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese
    Prezencë profesionale dhe sjellje e kujdesshme
    Njohuri shumë të mira kompjuterike (MS Office, email)
    Njohuri e mirë e gjuhës angleze
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
    Çfarë Ofrojmë:
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
    Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
    Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune
    Aplikimet dërgohen në: [email protected]
    Afati i fundit për aplikim: 10/Maj/2025
     
    Apply
Working...
X